Sali Berisha e quan presidentin serb, Putini i vogël, ka një paralajmërim për Vuçiqin pas deklaratave për Kosovën

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq lidhur me Kosovën për vendosjen e reciprocitetit.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Vuçiq është një kërcënim i vërtet për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe se ai paraqet një Putin të vogël në Ballkan.

“Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe qëndrimin e Presidentit të serbomadhisë Aleksander Vuçiq ndaj marrëveshjeve dhe kërcënimin e tij për reagim vdekjeprurës ndaj vendimit legjitim të qeverisë së Republikës së Kosovës, paralajmëroj presidentin e serbomadhisë të lërë kërcënimet dhe të mos guxojë ndonjë akt aventuresk se fati i kasapit të Ballkanit, atit të tij shpirtëror Sllobodan Millosheviq e pret”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë:

Reagimi si Putini i vogël i Aleksandër Vuçiqit.

Të dashur miq, serbomadhi Vuçiq u zotua në fillim të korrikut për ‘reagim’ vdekjeprurës ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit, barazisë midis dy vendeve në përdorimin e letërnjoftimeve dhe targave të automjeteve, duke bërë të detyrueshëm përdorimin nga qytetarët e Kosovës të targës së Republikës së Kosovës në të gjithë territorin e saj, pavarësisht origjinës etnike të tyre.

Shtoj këtu se ky vendim i qeverisë së Kosovës që do të hyjë në fuqi në shtator 2022, bazohet në marrëveshje të firmosur ne Bruksel vite më parë nga qeveritë e te dy vendeve.

Pas kërcënimit një muaj më parë për reagim vdekjeprurës ndaj Kosovës, presidenti i Serbomadhesë Vuçiq, sot thirri një konferencë shtypi të jashtëzakonshme në të cilën ai kërcënoi haptas perëndimin duke u shprehur se “nuk beson se doni konflikt në Kosovë’. Dmth sipas tij zbatimi i marrëveshjes nga qeveria e Kosovës do të përdoret nga ai si ‘Casus Beli’, dhe kjo dëshmon qartë se, Aleksandër Vuçiq është një kërcënim i vërtet për paqen dhe stabiliteti në rajon, dhe se ai paraqet një Putin të vogël në Ballkan.

Ky reagim me kërcënim vdekjeprurës dëshmon se nacionalizmi i verbër serb është sot njëlloj si në kohën e Millosheviçit, një fuçi baruti shumë i rrezikshëm për Ballkanin.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe qëndrimin e Presidentit të serbomadhisë Aleksander Vuçiq ndaj marrëveshjeve dhe kërcënimin e tij për reagim vdekjeprurës ndaj vendimit legjitim të qeverisë së Republikës së Kosovës, paralajmëroj presidentin e serbomadhisë të lërë kërcënimet dhe të mos guxojë ndonjë akt aventuresk se fati i kasapit të Ballkanit, atit të tij shpirtëror Sllobodan Millosheviq e pret.

Share This Article