• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 17, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Sali Berisha: Marrëveshja është historike, fituan dy shtetet dhe rajoni

Sali Berisha: Marrëveshja është historike, fituan dy shtetet dhe rajoni

by albnews
6 September, 2020
in Albania, Kosova
0
2
VIEWS

Ish-kryeministri i Shqipërisë e konsideron si ngjarje historike marrëveshjen për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi. Ka thënë se të dyja palët kanë fituar, ndërsa Kosova ka lëshuar pe te minishengeni pasi i është kërkuar nga aleati i shqiptarëve, ShBA’ja. Megjithatë, Sali Berisha thotë se situata aktuale ishte që asnjëra palë s’mund të fitonte gjithçka. Për njohjen nga Izraeli, ai thotë se e ka simbolikën e fuqishme pasi e tregon angazhimin amerikan për ngritjen e shtetit të Kosovës.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, nuk e ka asnjë dyshim se marrëveshja për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë është historike. Ka argumentuar se kjo marrëveshje s’ishte për njohje reciproke.

Berisha ka thënë se rrethanat aktuale nuk mundësojnë që dikush t’i fitojë të gjitha, ndërsa dikush të mos marrë asgjë nga marrëveshja.

“…por kjo ishte marrëveshje ku të dyja palët fitojnë duke lëshuar diçka”,

Ish-kryeministri shqiptar ka thënë se marrëveshja ka vlerë edhe për faktin se u firmos në Shtëpinë e Bardhë dhe me praninë e drejtpërdrejtë të Presidentit Trump.

Ai ka gjetur edhe diçka në të cilën Presidenti Vuçiq do të ndëshkohet nga ultranacionalistët serbë.

“Marreveshja u firmos nga dy palë të barabarta. Presidenti serbomadh, Vuçiç, për shkak të intolerancës ndaj simboleve të Kosovës së pavarur, i dorëzoi simbolet e shtetit të tij. Kësaj i thonë kërkoi të nxjerrë vetullat, por la dhe sytë. Ultranacionalistët serbë nuk do t’ia falin ndonjëherë këtë akt kapitullant serbomadhit Vuçiq”, ka paralajmëruar Berisha.

Në Kosovë dhe Serbi ka pasur komente të ndryshme se kush humbi dhe kush fitoi nga marrëveshja e Uashingtonit. Vuçiqi ka thënë se e kanë marrë maksimumin, ndërsa Hoti ka thënë se po shkohet drejt njohjes reciproke.

Në këtë mes, Sali Berisha sheh edhe diçka të mirë në marrëveshje pasi s’u përmendën fare rezolutat e OKB’së, të cilat ende e njohin Kosovës si pjesë të Serbisë.

Veç kësaj, Berisha ka thënë se ujdia e Uashingtonit do ta transfromojë infrastrukturën e Kosovës dhe të Shqipërisë.

“Marrëveshja nënkupton mundësinë e realizimit të lidhjes hekurudhore Durrës – Prishtinë. Në vitin 2005 e në vazhdim, unë jam angazhuar politikisht shumë për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Për këtë çështje kam diskutuar në mënyrë të përsëritur me autoritetet e Kosovës, por edhe miq dhe partnerë tanë. Ideja e saj, por edhe pikëtimi i trajektores së hekurudhës që e lidh Kosovën me Shqipërine ka qenë projekt i Austro-hungarisë. Unë jam përpjekur, por pa sukses, që ta gjej projektin e saj në arkivat e Austrisë. Ne takimin që kam pasur së fundi me kryeministrin Hoti, e kam ngritur dhe e kemi diskutuar këtë çështje kryesore”, ka shtuar Berisha.

Berisha ka thënë se i vjen mirë që Kryeministri e vendosi çështjen e hekurudhës me Shqipërinë në agjendën e Kosovës.

“Marreveshja nënkupton që portet e Shqipërisë të bëhen më të rëndësishme në rajon dhe kjo është një fitore për kombin”, ka shtuar Berisha.

Berisha ka thënë se edhe marrëveshja për të zhdukurit është në të mirë të Kosovës pasi pala shqiptare i ka të gjitha dokumentacionet për personat e zhdukur, kurse Serbia veç pretendime të pabazuara.

Sidoqoftë, në Kosovë ka pasur kritika më së shumti për Ujmanin. Madje, ka pasur akuza se kjo pjesë e Kosovës i është dhënë Serbisë në marrëveshjen e Uashingtonit.

Sidoqoftë, Sali Berisha ka një shpjegim krejt tjetër për liqenin me të cilin furnizohet një pjesë e Kosovës me ujë dhe që shërben për punën e KEK’ut.

“Meqenëse rezervuari shtrihet në rreth 15% të tij në territorin e Serbisë, për ata që e njohin çështjen e ujërave, është jashtë çdo diskutimi që për shfrytëzimin e tyre kërkohet marrëveshje midis palëve. Nuk qëndrojnë dhe nuk ka asnjë argument për krahasimet që bëhen me kufij në territore tokësore, sepse është krejt tjetër rasti i rezervës ujore. Në të gjitha rastet, problemet e ujërave kufitare, shfrytëzimit të tyre zgjidhen, vendosen me marrëveshje bilaterale. Në këtë kontekst, shprehjen nga të dy palët të gadishmërisë për t’ia besuar këtë çështje ShBA-së unë e konsideroj zhvillim pozitiv për Kosovën”, ka vlerësuar ai.

Ish-shefi i shtetit shqiptar ka folur edhe për njohjen e Izraelit. Ka thënë se fakti se njohja u kumtua në Zyrën Ovale të Presidentit Trump shënon simbolikë të fuqishme.

“Marrëveshja kishte një tjetër moment kulmor historik, lajmin që e dha Presidenti Trump në Zyrën Ovale për njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe lidhja e komunikimit nga kjo Zyrë, në prani të Presidentit Trump, e kryeministrit Hoti me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, dëshmi kjo e një angazhimi direkt të vetë presidentit për realizimin e këtij akti shumë të rëndësishëm për Kosovën”, ka shtuar Berisha.

Berisha ka thënë se e ka kuptuar si lëshim të Kosovës pranimin e minishengenit, por thotë se kjo është normale, kur kërkesa vjen nga aleati më i madh i shqiptarëve.

“Marrëveshja shënon ndryshim në qëndrimin e qeverisë së Kosovës për minishengenin, dmth pranimin e tij. Gjithashtu, është pranuar që Kosova të heqë dorë për një vit nga kërkesa për anëtarësim në organizatat ndëkombëtare, por jo për njohje të reja nga vende të tjera të botës. Kurse Serbia në këtë rast luan me bllofin, zotohet se nuk do të lobojë kundër njohjeve të Kosovës. Pra, pa dyshim që kemi të bëjmë me dy lëshime të kërkuara nga aleati më i madh i kombit shqiptar”, ka deklaruar njeriu që e ka udhëhequr Shqipërinë më së gjati prej kohës kur ka rënë komunizmi atje.

Berisha ka dhënë edhe një shpjegim pse Kosova s’u bë pjesë e minishengenit në kohën kur Edi Rama e Aleksander Vuçiqi e nisën këtë projekt. Ka thënë se Kosova ishte eliminuar në takimin e Novi Sadit, prandaj edhe udhëheqësit e Kosovës e kishin refuzuar këtë nismë.

“Lidhur me minishengenin, e vërteta është se në dijeninë time, qeveria e Kosovës nuk u ftua në Novi Sad, sepse prania e Kosovës dhe e simboleve të saj në takim nuk tolerohej nga Vuçiqi dhe argati i tij, Zografi Bis, e preu në besë Kosovën duke marrë pjesë në atë Samit. Angazhimi i presidentit të ShBA-së mendoj se është garanci që Serbia të mos mund të abuzojë me këtë projekt”, ka shtuar ai.

Berisha ka thënë se marrëveshja në Uashington është historike pasi normalizon mardhëniet ekonomike me Serbinë dhe u jep rrezatim të fuqishëm Shqipërisë dhe rajonit, nëse e njëjta gjen zbatim.

Berisha edhe në këtë bisedë e ka përmendur rrezikun në rast se kjo marrëveshje do të nënshkruhej në kohën kur Presidenti i Kosovës ishte i lirë dhe nuk e kishte barrën e aktakuzës nga Specialja.

“Duke e mbyllur, ftoj çdo qytetar të Kosovës të përfytyrojë për një moment se cila do të kishtë qenë marrëveshja e firmosur nga Miladini Shqipfolës, Zografi Bis, dhe padroni i tyre, Vuçiq, me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Bolton”, ka deklaurar Berisha.

Previous Post

ShBA-ja shënon mbi 44,000 raste të reja me Covid-19

Next Post

Arsyeja pse Bill Gates nuk lejohej që ta voziste këtë veturë

albnews

albnews

Related Posts

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!
Albania

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025
“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS
Albania

“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

17 May, 2025
Kritikat e Osmanit ndaj BE-së, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu Kosovë-Serbi
Kosova

Kritikat e Osmanit ndaj BE-së, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu Kosovë-Serbi

17 May, 2025
Next Post
Arsyeja pse Bill Gates nuk lejohej që ta voziste këtë veturë

Arsyeja pse Bill Gates nuk lejohej që ta voziste këtë veturë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Britania dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje për partneritet strategjik

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Zbulohen emrat e Sunny Hill 2025, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

16 May, 2025
Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

16 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4709 shares
    Share 1884 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM