Sali Berisha nis mbledhjen e firmave për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar më herët, ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur mbledhjen e firmave të delegatëve për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Kombëtar të PD.

Berisha kërkon që Kuvendi të vendosë përmes një referendumi nëse vendimi i Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar ishte i drejtë apo jo.

Ish-kryeministrit i nevojitet të mbledhë firmat e rreth 1500 delegatëve, të cilët mund nënshkruajnë për të kërkuar mbledhjen e Kuvendit.

Kujtojmë se më herët kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të diskutuar vendimet e SHBA për shpalljen “non grata” të Berishës.

Screenshot 22 12
Share This Article