Sali Berisha përkrah vendimin e LDK-së për votimin e Presidentit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e Kryesisë së LDK-së për votimin e Vjosa Osmanit për Presidente.

“Një përshëndetje për LDK dhe vendimin e saj!”, ka shkruar Berisha.

“Miq, Kryetari i LDK, z. Lumir Abdixhiku deklaroi publikisht se Kryesia e LDK ne nje akt ne vleresimin tim ne interesin me te mire te Kosoves, ka vendosur me shumice absolute votash ti mundesoje parlamentit te vendit zgjedhjen e zonjes Vjosa Osmani presidente e Kosoves”, shtoi ai.

“Me kete rast shpreh kenaqesine time dhe pershendes nga zemra kryetarin e LDK, z. Abdixhiku dhe kryesine e kesaj partie per kete  vendim largpames, konstruktiv dhe burreror e ne respekt te plote te vullnetit te qytetareve dhe interesave me te mira te Kosoves.”, përfundoi Berisha.

Ndryshe, partisë së cilës i takon Berisha, PD, është në organizatën e njëjtë europiane në të cilën bën pjesë edhe EPP. Kjo organizatë mbledhë të gjitha partitë e krahut të djathtë konservator të Europës.

Share This Article