Sali Berisha zgjidhet kryetar i PD me 93% të votave të demokratëve

albnews
By
1 Min Read

Nuk pati surprizë në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike. Sali Berisha rimerr drejtimin e kësaj force politike, pas 9 vitesh.

Ish-kryeministri pati përballë Ibsen Elezin, në votimin që u zhvillua në 108 qendra në mbarë vendin. Zgjedhja e kryetarit u bë sipas parimit një anëtar një votë.

Në një konferencë për shtyp në orët e vona të së dielës, pas përfundimit të numërimit në degë, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale zyrtarizoi fitoren e Sali Berishës, me 40 820 vota (93,45% të votave).

Pjesëmarrës në votime: 43 680

Sali Berisha: 40820 ose 93%

Ibsen Elezi: 2532 ose 5,8%

Vota të pavlefshme: 328.

Share This Article