Salianji: Basha vazhdon të marrë zvarrë PD, do të tretet bashkë me partinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur në një prononcim për mediat jashtë dyerve të parlamentit lidhur me mbledhjen e kryesisë së PD-së ku u vendos mbajtja e zgjedhjeve për kryetar në 29 korrik.

I pyetur nga gazetarët mbi situatën në të cilën ndodhet PD, Salianji u shpreh sot se ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha e ka marrë peng këtë forcë politike për interesat e tij private dhe ekonomike.

Përsa i përket situatës së tensionuar që u krijua nga militantët e Lulzim Bashës, Salianji thotë se nëse nuk do të ishte dhuna ndaj gazetarëve, ngjarja do të dukej si një sherr në lagje.

“Interesat private dhe ekonomike të disave te pjesa e vulës ka bërë që te PD të mos ketë më parti. Nëse s’do ishte dhuna ndaj gazetarëve, do ishte si një sherr në lagje. Aty është një njeri i cili e ka marrë peng partinë, ish kryetari nuk u dorëhoq.

U detyrua të largohej, por vazhdon ta marrë zvarrë atë parti. Do të tretet bashkë me partinë dhe bashkë me logon. Nuk kam ndonjë interes përveç interesit që i dhemb çdo demokrati që është sekuestruar vula, sigla, paratë. Aty ka më shumë pretendentë për kryetarë partie, sesa anëtarë partie. Ish kryetarit nuk i interesojnë njerëzit, por i interesojnë paratë se para ka. Është një situatë që çdo demokrat duhet të reagojë me forcë”, tha Salianji.

Share This Article