Partia Demokratike, ka mbetur e fundit për përcaktimin e kandidatëve mes gjithë forcave politike që garojnë ne zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Deri tani vetëm janë 4 bashki në të cilat degët kanë propozuar emra.
Salianji u shpreh se janë propozime të cilat vijnë nga degët.
Salianji: PD e ka vonesën në proces për shkak se ka dhjetëra kandidatura dhe duhet dakordësi në kryesitë e degëve për të zgjedhur kandidatin më të mirë, që më pas t’i propozohen njësisë qendrore të partisë për të marrë vendimin. PS as nuk vlen të merresh, se ata nuk kanë kandidatë, ata kanë njerëz të cilët ju kanë dhënë gjithçka në zona influence dhe këta kanë zgjedhur pupacët e tyre. Nuk kanë kandidatë ata, ata kanë pupacë, nuk bëjnë as procese asgjë. Cili është njeriu që i shërben më shumë atyre dhe i kanë ndarë në zona influence.
Por cila është bashkia në të cilën PD ka më shumë mundësi për të fituar në gjykimin e deputetit?
Salianji: Tek të gjitha. Të gjitha kanë mundësi për tu fituar. Të gjitha dëmet dhe pasojat e tërmetit të cilat nuk janë konsideruar si duhet nga ana e bashkisë dhe qeverisë në mijëra qytetarë, papunësia, korrupsioni që tentohet të bëhet në Durrës, nga porti që nuk dihet ende se çfarë përfaqëson, nga gjithë korrupsioni që ka të bëjë me lejet e ndërtimit, me çfarëdolloj forme tjetër, me lejet e ndërtimit mbi të gjithë elementët historikë të shkatërruar mbi atë qytet e bëjnë PD që të jetë e favorizuar. Ne duhet dhe do t’i fitojmë të gjitha bashkitë.




