Salianji: Do vazhdojmë të kërkojmë qeveri tranzitore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur  për RTV Ora  pak minuta para nisjes së protestës së opozitës së bashkuar.

Salianji nënvizoi pjesëmarrjen masive të qytetarëve, ndërkohë që qartësoi mesazhin e opozitës për krijimin e një qeverie tranzitore dhe largimin e Ramës.

“Ajo që e bashkon protestën e sotme me atë të 16 shkurtit është masiviteti. Por mesa kam parë, në protestën e sotme ka më shumë pjesëmarrje dhe revoltë dhe përpjekje të qytetarëve për të larguar Ramën.  Besoj qe do te jetë nje protestë e cila do ta arrijë qëllimin e saj”, tha ai.

Ai po ashtu tha se lënia e mandateve ka krijuar një besim te qytetarët. Qytetarë apo intelektual te cilët e shihnin me skepticizëm kauzën tonë, sot i janë bashkuar opozitës. Në çdo sondazh opozita është mbi 60%, edhe PD nuk do të mundej ta organizonte me strukturat e saj këtë pjesëmarrje masive.

“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje politike të krizës në  të cilën ndodhet Shqipëria sot. Do vazhdojmë të kërkojmë qeveri tranzitore. Sa më shumë të zgjasë Edi Rama agoninë e vet do të ketë kosto të mëdha personale”, tha ai.

Share This Article