Salianji ndan foton e vjetër: Fillimi i fundit të shtetit ligjor!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në profilin e Ervin Salianjit në Facebook është publikuar një foto e deputetit në kohën kur bënte denoncime në lidhje me atë që ai e quante “Republika e Narkotrafikut”.

Në postim theksohet se ky ishte fundi i shtetit ligjor në Shqipëri, ndërsa kërkohet nga ana e qytetarëve pjesëmarrje në protestën e 7 tetorit. “Mirmëngjes, miq! Sot po ju rikujtoj një foto nga denoncimet e mia në opozitë, mes kanabisit në kohën kur Shqipëria ishte kthyer në Republikën e Narkotrafikut! Ky ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor në Shqipëri. Kanabizimi i Shqipërisë ishte projekti më fatkeq, pasojat e të cilit po i vuajmë të gjithë sot! Mos e ulni kokën! Reagoni! Mos e pranoni të keqen! Bashkohu në protestë më 7 tetor”, lexohet në postim.

Share This Article