Salianji: Po përgatitemi për zgjedhjet e parakohshme, nuk do të mbahem më 13 tetor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ervin Salianji, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka deklaruar në emisionin “Top Shoë” në Top Channel se opozita nuk e ka ndërprerë aksionin edhe gjatë sezonit të verë. “Kemi qenë në takime me strukturat dhe qytetarët, për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme që do të jenë shumë shpejtë”, tha Salianji.

Duke theksuar se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë, Salianji rrëzoi 13 tetorin si datë të mundshme për këto zgjedhje. Ai nuk dha një afat se kur parashikon opozita se vendi do hyjë në zgjedhje të parakohshme.

I pyetur nëse ka lëkundje brenda kampit opozitar referuar kërkesës së LSI për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 13 tetorit, Salianji tha: “Nuk shoh qëndrime të ndryshe, por është qëndrim taktik i opozitës.”

Share This Article