Salianji: Ramës po i ikën pushteti, hap kazinotë siç ia kërkojnë oligarkët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike e quan marrëzi vendimin e fundit të qeverisë për të hapur kazinotë dhe lojërat e fatit.

Ish-deputeti Ervian Salianji, shkruan në Facebook se më parë Rama e quante kriminale hapjen e tyre, teksa sot po i rihap me VKM dhe me kushte siç ia kërkojnë oligarkët e kazinove.

Sipas tij, kryeminstri po shet dhe zbras Shqipërinë vetëm për lekë.

Postimi i Salianjit në Facebook:

Marrëzitë e fundit!

Pushteti po i iken, e Rama si para cdo fundi, po gllabêron gjithçka para rënies. Çfarë do qoftë, konçension, rrugë, bregdet, minerale, miniera, ferma, baste….

Me arkën e shtetit bosh dhe i mbytur deri ne grykë nga borxhet, Rama që nuk ka asnje zgjidhje për shqiptarët po zgjidh për vete duke bastisur e gllabëruar kudo vetem pak muaj para rrezimit nga pushteti.

Të gjithe e mbajnë mend oshëtimën e propogandës se tij ndërsa e quante kriminale hapjen e Kazinove dhe lojêrave të fatit. Tani po i rihap me VKM dhe me kushte siç ia kërkojnë oligarkët e kazinove.

Edi Rama po shet dhe zbras Shqipërinë për lekë dhe vetëm lekë.

Erdhi me masken e rilindasat e po iken me damken e lekistit me ordiner qe ndoshta ka njohur Shqipëria!

Share This Article