Salianji: Shqipëria e destabilizuar nga krimi, qeveria e dorëzuar për turp dhunon gazetaren

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lidhur me ngjarjet e fundit kriminale në vend ka reaguar edhe deputeti demokrat, Ervin Salianji.

Përmes një statusi në Facebook ai shkruan se Shqipëria është e destabilizuar nga krimi, pasi qeveria është dorëzuar.

Ai shton se tashmë reagohet për turp duke dhunuar gazetaren që raporton nga vendngjarja duke thelluar krimin që po bëjnë nga prepotenca që ju vjen nga paaftësia dhe lidhjet me krimin.

Salianji: Shqipëria e destabilizuar nga krimi, në vetëm 24 orë, në mes të Tiranës kërcet arma në zonën më elitare, shpërthen tritoli në mes të qytetit, vrasje makabre po në Tiranë, përleshje me thika dhe vrasje në Elbasan! Vrasjet e tipit mafioz ende të pazbardhura, droga e përhapur më shumë se çamçakëzi! Qeveria e dorëzuar, tanimë ka harruar edhe shoe-n dhe reagon për turp duke dhunuar gazetaren që raporton nga vendngjarja duke thelluar krimin që po bëjnë nga prepotenca që ju vjen nga paaftësia dhe lidhjet me krimin.

Share This Article