Salvini vlerëson ndihmën e mjekëve shqiptarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini ka përshëndetur dërgimin nga ana Shqipërisë të 30 mjekëve dhe infermierëve për t’u ardhur në ndihmë kolegëve të tyre, pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19, që ka prekur rëndë pjesën veriore të Gadishullit Apenin.

Salvini, i cili ka qenë edhe ministër i Brendshëm i Italisë i konsideron prekëse fjalët e kryeministrit Rama për këtë ngjarje, që tërhoqi edhe vëmendjen e medias ndërkombëtare, të politikanëve dhe të figurave të tjera të rëndësishme.

”Fjalë prekëse nga kryeministri i Shqipërisë, i cili dërgon 30 mjekë dhe infermierë në Itali: “Vendet e pasura ju kanë kthyer shpinën juve. Ne nuk jemi të pasur, por aq më pak të privuar nga kujtesa. Shqipëria nuk braktis…”, shkruan Matteo Salvini në profilin e tij në Facebook.

Share This Article