Salzburgu eliminon Sevillën nga Liga e Kampionëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kanë përfunduar edhe ndeshjet në grupin G të Ligës së Kampionëve. Befasia më e këndshme në këtë grup është se skuadra austriake, RB Salzburg ka arritur që ta mposhtë skuadrën e njohur spanjolle Sevilla, për ta marrë kështu vendin e dytë në grup. Vendin e parë në këtë grup e fitoi kampioni francez, Lille

Është dashur të zhvillohen ndeshjet e fundit të Grupit G që të përcaktohen fituesit e grupit. Të gjitha skuadra, Lille, Salzburg, Sevilla dhe Wolsburg ishin në lojë, por në fund kaluan kampioni i Francës Lille dhe ai i Austrisë, Salzburg.

Ndeshja kryesore sigurisht ishte RB Salzburg – Sevilla ku austriakët arritën që të fitonin me rezultat 1-0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Okafor në minutën e 50-të. Vlen të theksohet se Sevilla në këtë ndeshje luajti me një lojtar më pak pasi që në minutën e 64-të Jordan ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për t’u përjashtuar nga loja.

Sevilla do të tentojë suksesin në Europa Ligë, një garë kjo që është e preferuar për skuadrën spanjolle e të cilën ajo shpesh e ka fituar.

Në anën tjetër kampioni i Francës Lille edhe pse u mendua që do ta këtë të vështirë në Gjermani kundër Wolfsburgut, ia ka dalë që t’i merre pikët e plota dhe ta fitoi grupin G, duke përfunduar në vendin e parë me 11 pikë, një më shumë se Salzburg.

Yilmaz (11), David (72) dhe Gomes shënuan tre golat për Lille derisa për ekipin gjerman shënoi Steffen në minutën e 89-të.

Wolsburg përfundon në vendin e katër të Grupi G dhe nuk do të jetë më pjesë e ligave europiane për sezonin e ri. 

Share This Article