• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Samir Mane, shitësi i qofteve që u bë miliarder

Samir Mane, shitësi i qofteve që u bë miliarder

by albnews
9 October, 2024
in Albania
0
90
VIEWS

Nga Shteg dhe INVESTIGATIVE REPORTING LAB MACEDONIA

Samir Mane është ngulitur thellë në çdo cep të peizazhit ekonomik të Shqipërisë. Rrjeti i gjerë i kompanive të tij dominon tregjet duke filluar nga qendrat tregtare dhe supermarketet tek inxhinieria civile, turizmi, pasuritë e paluajtshme, energjia e rinovueshme dhe madje edhe bankat. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij zotërojnë 56 kompani që mbulojnë pothuajse çdo sektor ekonomik në vend.

Samir Mane
Credit: Balfin Group

Mane gjithashtu mbikëqyr një fondacion bamirësie dhe është vlerësuar për “Meritat e Veçanta Civile” në Shqipëri, dhe jashtë vendlindjes është nderuar me çmimin “Dekoratë e Lartë Nderi për Shërbimet ndaj Republikës së Austrisë”.

Dekorimi I Samir Mane Nga Shteti I Austrisë
Credit: Balkanweb – Dekorimi i Samir Mane nga shteti i Austrisë

Samir Mane ndërtoi një perandori ekonomike në Shqipëri, një vend që në vitin 2022 u rendit i 127-ti nga 196 në Indeksin Global të Korrupsionit. Në vetëm 20 vjet, Mane u shndërrua nga një emigrant shqiptar në Austri në ndoshta njeriun më të fuqishëm ekonomikisht në Shqipëri.

Pasuritë e Samir Mane kapin vlerën e 2 miliardë dollarëve, duke e bërë atë njeriun më të pasur në Shqipëri, megjithatë ai shfaqet gjithmonë me një stil të qetë, zakonisht me bluzat e “Lacoste” dhe pantallona të zeza. E vetmja shenjë e dukshme e pasurisë së tij në publik është “Bentley” i tij, një automobil elegant i prodhuar në Britani.

Origjinat e shumta të pasurisë së Samir Manes

Samir Mane jeton në një shtëpi luksoze, të fshehur nga syri i publikut, në lagjen private me porta dhe me roje në Tiranë “Rolling Hills”, një komunitet që e ngriti vetë. Vila e tij me një sipërfaqe prej rreth 3,000 metrash katrorë, sipas raportimeve të publikuara në mediat shqiptare, vlerësohet në 4,8 milionë euro. 

Mane nuk ka dhënë kurrë publikisht një histori të qëndrueshme të burimit të pasurisë së tij. Ai shpesh tregon histori të ndryshme.

Në fillim të viteve 2000, Samir Mane deklaroi se tregtinë e kishte në gjak dhe se i kishte filluar sipërmarrjet e tij përpara rënies së komunizmit, ndërsa ishte ende student i minierave.

“Në vitin 1987 së bashku me dy miqtë e mi hapa dyqanin e parë privat në Shqipëri, ku shisnim qofte”, tha Mane në një intervistë për “Top Albania Radio”-n.

“Shisja qofte, hapa dyqanin e parë privat në Shqipëri”! 

Në një intervistë tjetër pohoi :  “Isha në biznesin e shitjes së orëve elektronike, shalleve dhe xhinseve. I importoja nga Durrësi”- tha në një intervistë për Top Albania Radio.

Në vitin 1992 tha se ishte kambist.

“Në Shqipëri mbaja dollarë dhe bleva dhrahmi greke. Më pas i shita në Austri. Ditën e parë fitova 10 mijë dollarë. Këtë punë e bëja tre herë në javë, duke fituar 30 mijë dollarë në javë që nga viti 1992”- tha Mane në të njëjtën bisedë në radio.

Pas rënies së sistemit komunist dhe hapjes së kufijve të Shqipërisë në fillim të viteve ‘90, Mane, atëherë në të 20-at, ishte nga të paktët që doli jashtë. Ai udhëtoi nëpër Jugosllavi, e cila në atë kohë kishte filluar të shpërbëhej.

Ai tha se fillimisht shkoi në Beograd, pastaj në Austri, ku filloi jetën si emigrant. Aty filloi të blinte dhe shiste pajisje elektrike shtëpiake.

“Fillova duke punuar si përkthyes për disa muaj dhe më pas fillova të blej pajisje elektronike shtëpiake, edhe pse në sasi të vogla,” tha Mane për televizionin shqiptar.

“Në vitin 1993 hapa një kompani në Vjenë që ekziston ende sot.”

Sipas deklaratave të Manes në intervista, në vitin 1994 ai e zgjeroi tregtinë e tij në Maqedoni (Maqedonia e Veriut nga viti 2019), ku hapi dyqanet e para. Ai thotë se milionin e parë e ka fituar në moshën 25-vjeçare vetëm duke shitur televizorë. Me gjithë suksesin e vet në Austri dhe Maqedoni, askush nuk e njihte në Shqipëri.

Me afrimin e ndryshimit të qeverisë në Shqipëri dhe ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike në vitin 2005, Mane e kuptoi shpejt vlerën e lobimit në emër të bizneseve të veta. Ai u bë një nga klientët e parë të Argita Berishës, e cila përfaqësonte bizneset me qeverinë, vetëm disa muaj para se babai i saj, Sali Berisha, të merrte detyrën si Kryeministër i Shqipërisë, detyrë që e mbajti deri në vitin 2013.

Në atë kohë, Argita drejtonte një studio ligjore dhe Mane ishte klienti i saj. Shpërblimi i tij i parë domethënës ishte pjesëmarrja e kryeministrit dhe bashkëshortes së tij në një nga eventet e promovimit të biznesit të Manes.

Me fitoren e Berishës, Mane e gjeti shpejt veten në linjë me Frangajn, një nga aksionerët e televizionit Klan, i cili ishte bashkuar me Berishën, duke kundërshtuar dy aksionerët e tjerë që ishin mbështetës të rivalit politik të Berishës, Fatos Nano. Këta aksionerë, Marsel Skendo dhe Zhilien Roshe, së shpejti u larguan nga Klan-i.

Mane gjithashtu krijoi lidhje me Miroslav Mishkoviqin, një miliarder serb dhe zëvendës i Slobodan Millosheviqit, ish-presidentit serb, i cili shpesh përmendet si bosi i sindikatës serbe të krimit të fshehtë.

Miroslav Miskovic, Pronar I “Delta Maxi Group” Dhe Ish-Zëvendëspresident I Serbisë Ndërsa Sllobodan Millosheviq Në Pushtet
Credit: Balkan Insight – Miroslav Miskovic, pronar i “Delta Maxi Group” dhe ish-zëvendëspresident i Serbisë ndërsa Sllobodan Millosheviq në pushtet

“Delta Maxi” i Mishkoviqit bleu “Euromax”-in e Manes në gusht 2008.

Supermarketet

Samir Manes i pëlqen të njihet si pionieri i rrjetit të supermarketeve në Shqipëri. Në vitin 2005, ai themeloi zinxhirin e hipermarketeve Euromax dhe Qendrën Tregtare Univers (QTU) në Tiranën qendrore. Zinxhiri u përhap shpejt në të gjithë vendin.

Hipermarketi i parë Euromax u hap në vitin 2005 në QTU si një markë vendase e Grupit Balfin. Në vitin 2008, Delta Maxi Group me pronësi serbe që i përket Miroslav Mishkoviqit, bleu 100% të aksioneve, tregojnë dokumentet e Balfin-it.

Kompania filloi të kishte probleme me furnitorët e saj dhe në vitin 2011 Euromax u ble nga grupi belg Delhaize pasi bleu Delta-n. Sipas raporteve tatimore shqiptare të vitit 2012, Euromax kishte të ardhura vjetore prej 38 milionë eurosh.

Në fillim të vitit 2013, Grupi Balfin bleu Euromax nga kompania belge Delhaize. Delhaize kishte vendosur të tërhiqej nga Shqipëria.

Dy muaj pas këtij njoftimi, në mars 2013 Balfin finalizoi shitjen e rrjetit të dyqaneve (23 supermarkete) te Marinopoulos Group (CMB Balkans). Kjo kompani ishte më parë e pranishme në Shqipëri nëpërmjet supermarketit Carrefour në qendrën tregtare TEG,gjithashtu në pronësi të Balfin-it. Vlera e shitjes nuk është bërë e ditur për publikun.

Në maj 2015, Grupi Balfin njoftoi se kishte fituar të drejtat ekskluzive për Carrefour Albania dhe Mane arriti të shlyente 70% të detyrimeve të papaguara. Pas ndryshimit të pronësisë, Carrefour u riemërtua në InterSpar, një kompani e menaxhuar nga Almark i Balfin-it.

Balfin Zotëronte Kompaninë E Shfrytëzimit Të Mineralit Të Kromit Albchrome
Credit: Балфин – Balfin zotëronte kompaninë e shfrytëzimit të mineralit të kromit AlbChrome

Biznesi i kromit

Ndonëse Shqipëria konsiderohet si një nga vendet më të pasura në Evropë për rezervat e saj të kromit, shfrytëzimi i kësaj pasurie natyrore ka një histori koncesionesh të pasuksesshme, mungesë investimesh dhe operacione minerare të paorganizuara dhe të palicensuara, shpeshherë me konflikte të rënda. Albanian Chrome (ndonjëherë i referuar si Albchrome) është kompania më e madhe në Shqipëri që merret me nxjerrjen e kromit. Në vitin 2001, kompanisë italiane Darfo iu dha një koncesion 30-vjeçar për një pjesë të konsiderueshme të rezervave të kromit dhe prodhimit të ferrokromit në Shqipëri. Ky koncesion përfshinte minierën e Bulqizës, fabrikën e Burrelit dhe fabrikën e ferrokromit në Elbasan.

Në vitin 2007, grupi austriak Deco Metal hyri në Albanian Chrome pasi bleu të drejtat ekoncesionit nga Darfo. Kompania italiane u largua në vitin 2013 pas një sërë protestash sindikaliste për pagat e ulëta dhe kushtet e këqija të punës. Në janar 2013 Grupi Balfin bleu 100% të aksioneve të Albanian Chrome.

Në korrik 2016 Kuvendi i Shqipërisë ia zgjati edhe për 10 vjet periudhën e koncesionit tëminierës së kromit në Bulqizë, kompanisë private ACR Holding, pjesë e Grupit Balfin. Qeveria e Partisë Socialiste e justifikoi këtë zgjatje të periudhës së koncesionit deri në vitin 2040 duke përmendur investimet e reja që koncesionari premtoi të bënte në Bulqizë. 

Megjithatë, midis 2015-s dhe 2020-s, raportet e lajmeve thanë se 27 minatorë vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në aksidente të ndryshme në minierë. Pasuan protesta të anëtarëve të Sindikatës së Minatorëve të Bulqizës dhe aktivistëve të shoqërisë civile. Ata e akuzuan Samir Manen për shkelje të të drejtave të minatorëve.

Minatorët dhe sindikata fajësuan kompaninë Albchrome për mungesën e sigurisë në vendin e punës. Në të njëjtën periudhë nga viti 2017 deri në vitin 2020 kompania pushoi nga puna minatorët që ishin anëtarë të sindikatave.

Në dhjetor 2022, Grupi Balfin njoftoi shitjen e Albchrome te kompania turke e minierave Yildirim International Mining Investments B.V. Shitja dhe transferimi i koncesionit përfundoi në vitin 2021.

Kompleksi Green Coast Me Vila Luksoze Fshati Dermi Ne Jug Te Shqiperise
Credit: insajderi.org, Bota Sot – Kompleksi Green Coast” me vila luksoze në jug të Shqipërisë

Vendpushimet turistike dhe investimet strategjike

Më 7 mars 2014, në plazhin dikur të paprekur të njohur nga vendasit si Dhraleo, në bregdetin e Jonit, qeveria miratoi një leje për ndërtimin e resortit turistik Green Coast – një kompleks vilash dhe apartamentesh me sipërfaqe 185,000 metra katrorë, financuar nga Balfin, sipas të dhënave të qeverisë shqiptare për korporatat.

Në vitin 2015, kompleksi turistik fitoi statusin e një Investimi Strategjik në fushën e turizmit, duke i siguruar investitorit mbrojtje ligjore nga ankesat e banorëve për pronësinë e tokës në të cilën po ndërtohet.

Në kohën kur u miratua leja e ndërtimit në vitin 2014, marrja nga qeveria e pronave në këtë zonë ishte nën hetim nga Prokuroria e Vlorës. Rezultati i këtij hetimi ende nuk është i ditur për publikun.

Për projektin Green Coast, kompania Mane TCI, tashmë në pronësi të Balfin-it, mori dy kredi me vlerë 16 milionë euro nga Raiffeisen Bank. Për projektin Green Coast 2, raportet financiare të dorëzuara në qeverinë shqiptare nga kompania për tre vitet e fundit treguan se kapitali i kompanisë tejkalon minimumin e kërkuar si garanci për investimin.

Mane TCI ka marrë statusin e investitorit strategjik për projektin New Born në zonën bregdetare të Lalëzit. Në total, investimet e raportuara të Mane TCI në këto projekte arrijnë në 139.3 milionë euro.

Por nuk janë vetëm politikanët dhe individët e pasur që blejnë vilat e tij që dinë për miliarderin Samir Mane. Rezidenca e tij luksoze në periferi të Tiranës është përfshirë edhe në një libër historie të klasës së katërt, duke ilustruar fëmijëve se si duken sot fshatrat moderne në Shqipëri.

Vendbanimi Luksoz I Samir Manes “Rolling Hills” I Përmendur Në Një Libër Historie Si Shembull Se Si Duken Fshatrat Moderne Në Shqipëri

Credit: albuktv.com – Vendbanimi i Samir Manes “Rolling Hills” i përmendur në një libër historie si shembull se si duken fshatrat moderne në Shqipëri

 

Previous Post

Erdogan nesër takim edhe me Baba Mondin?! Përveç inagurimit të xhamisë së Namazgjasë, pritet dhe…

Next Post

Piloti i kompanisë “Turkish Airlines” ndërron jetë gjatë fluturimit Seattle-Stamboll

albnews

albnews

Related Posts

Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni
Albania

Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni

8 June, 2025
Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja
Albania

Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

8 June, 2025
Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare
Albania

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
Next Post
Piloti i kompanisë “Turkish Airlines” ndërron jetë gjatë fluturimit Seattle-Stamboll

Piloti i kompanisë “Turkish Airlines” ndërron jetë gjatë fluturimit Seattle-Stamboll

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

8 June, 2025
Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4838 shares
    Share 1935 Tweet 1210
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM