Samiti G7, Johnson: Të avancojmë së bashku në rrugën e bashkëpunimit për vaksinat antiCOVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Samiti i G7-s që u zhvillua virtualisht u hap me një thirrje nga Boris Johnson për të avancuar së bashku në interes të të gjithëve në rrugën e bashkëpunimit për vaksinat antiCOVID-19.

Kryeministri britanik bëri thirrje gjithashtu dhe për promovimin e një plani për një shpërndarje më të shpejtë dhe një mbështetje më të madhe financiare për vendet më të varfëra.

Ky samit mblodhi drejtuesit e SHBA-së, Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Japonisë, me pjesëmarrjen e krerëve të Bashkimit Europian dhe u drejtua nga kryeministri britanik, Boris Johnson.

Londra ka marrë presidencën e radhës së grupit dhe synon të presë në qershor një samit të drejtuesve në qendrën turistike të Cornouailles.

Share This Article