ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ronaldo: Unë jam më i bukur se David Beckham dhe më i njohur se Donald Trump 2 hours ago
Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon 3 hours ago
Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën 6 hours ago
Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida 6 hours ago
Nën hetim për publikimin e videos tronditëse, ish-gjeneralja izraelite dërgohet me urgjencë në spital 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Samiti i Berlinit, liderët e Ballkanit pritet të nënshkruajnë 3 marrëveshje 

albnews by albnews
2 November, 2022
in Albania, Kosova, Maqedonia
0
Samiti i Berlinit, liderët e Ballkanit pritet të nënshkruajnë 3 marrëveshje 
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tre marrëveshje në samitin e Berlinit që nis më tre nëntor. Zyrtarë të qeverisë gjermane thanë se marrëveshjet do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale, ndërsa pritet të njoftohen fonde edhe për përballimin e krizës energjetike.

Një zyrtar i qeverisë në Berlin tha për agjencinë e lajmeve Reuters se këto janë lëvizje drejt integrimit të mëtejshëm dhe stabilitetit të rajonit ende të trazuar nga konfliktet.

RelatedPosts

Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

Kosova e “mbytur” në import

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë/ Voton Albin Kurti, thirrje qytetarëve të votojnë: Është një ditë e mirë për demokracinë

Siç shpjegoi ai, qëllimi është që Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova t’i afrohen qëllimit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, mes shqetësimeve në rritje mbi ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon.

Por samiti do të shfrytëzohet edhe për t’u përcjellë mesazhe të qarta shteteve të rajonit, veçanërisht Kosovës dhe Serbisë. Gjermania dhe Franca, të cilat po bëjnë presion diplomatik që dy vendet të pajtohen me propozimin e  tyre për normalizimin e marrëdhënieve, do të theksojnë se nuk ka më vend për konflikte.

“Sot nuk ka më vend për konflikte të tilla, me potencial shpërthyes, siç është ai midis Kosovës dhe Serbisë. Status quo-ja është e papranueshme. Nuk mund të vazhdohet kështu që statusi të kthehet në ‘mollë sherri’ për çdo çështje”.

Statusi i pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë është një nga gurët që pengojnë përparimin e Tregut të Përbashkët Rajonal që është në fokus të Procesit të Berlinit. Që kur u iniciua Procesi i Berlinit, në vitin 2014, nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel, është jetësuar vetëm heqja e tarifave roaming.

Katër marrëveshjet e tjera të arritura në samitin hibrid të Sofjes, në nëntor 2020, mbetën të bllokuara për shkak të mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës. Prandaj edhe nënshkrimi i tre prej tyre që pritet të bëhet më 3 nëntor në Berlin konsiderohen nga Gjermania si sukses i rëndësishëm

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ronaldo: Unë jam më i bukur se David Beckham dhe më i njohur se Donald Trump

Ronaldo: Unë jam më i bukur se David Beckham dhe më i njohur se Donald Trump

9 November, 2025
Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

9 November, 2025
Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën

Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën

9 November, 2025
Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida

Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result