Samiti i Berlinit në Tiranë, diskutohet përfshirja e axhendës europiane

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërsa Tirana po planifikon mbajtjen e Samitit të parë të Berlinit jashtë Bashkimit Europian, diplomatë e aktorë të politikës së jashtme kanë diskutuar qendrimet mbi çështjet ende të papublikuara ose të përmbyllura për të orientuar axhendën e rëndësishme për vendime.

Ka qenë ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf që ka sjellë kontekstin për çështjen e diskutuar të instrumentit të paraanëtarësimit .

Une besoj se thelbi i procesit të Berlinit është flexibiliteti i tij dhe joinstitucionalizimi. Në këtë pikëpamje e shoh si shumë të rëndësishëm diskutimin e instrumentit të paranëtarësimit të ardhur nga Komisioni europian dhe drejtoria për ballkanin ndërkohë që ngjitja e këtij thelbit të këtij debati në procesin e Berlinit mund të bëhet i vështirë dhe këtu e kam fjalën për institucionalizimin e këtij mekanizmi si pjesë e procesit të Berlinit, pra le ta ndajmë“, tha Zingraf.

Ndërkohë që për të gjithë mbetet i qartë efekti që dha lufta në Ukrainë për shpejtimin e proceseve të zgjerimit të Be-së, Tirana zyrtare duket se kërkon më shumë kohë dhe konsultime për realizimin e axhendës.

Për ne me rilançimin e Procesit të Berlinit, pika e dytë e rëndësisshme ishte lidhja mes këtij procesi për rajonin dhe atyre të integrimit europian. Ne jemi ende duke e përgatitur axhendën. Por e konsiderojmë shumë të rëndësishme atë që Komisioni Europian e quan paktin e ri të rritjes”, shtoi ambasadori gjerman. 

Ndërsa termat e këtij diskutimi kanë qenë të rinj për auditorin e këtyre çështjeve, do të jenë muajt para takimit ato që do ta vendosin e më pas ta tregojnë përmes axhendës së Tiranës udhërrëfyesin e rinovuar ose jo edhe të Procesit të Berlinit.

Share This Article