Samiti i Berlinit në Tiranë/ Kurti takohet sot me kancelarin Scholz

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet Samiti i Berlinit, ku të pranishëm do të jenë përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në samit do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovë, Albin Kurti. Sot pritet të zhvillohet një takim mes tij dhe kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz.

Sipas njoftimit për media nga Zyra e Kryeministrit, është bërë e ditur se Kurti do të ketë takime bilaterale, përfshirë atë me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e tij theksoi se në këtë samit nuk është synimi për diskutimin e luftës mes Izraelit dhe Hamasit si dhe për sulmin në veri të Kosovës, por do të ketë një hapësirë për të diskutuar çështjet e fqinjësinë në rajon. Nga radhët e Serbisë pritet që të marrë pjesë kryeministrja Ana Brnabiç dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç.

Procesi i Berlinit nuk është një proces formal i politikës së BE-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor. Është një nismë e Gjermanisë, e mbështetur nga vendet tjera të BE-së si Austria, Sllovenia, Kroacia e pastaj edhe Franca, Italia, Polonia dhe të tjera, që ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e rajonit, bashkëpunimin e ndërsjellë mes tyre, të sigurojë tërheqjen e investimeve dhe në këtë mënyrë t’i ndihmojë ato vende në përgatitjen e tyre për anëtarësim në BE, në një të ardhme.

Share This Article