Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të Procesit të Samitit të Berlinit në Tiranë.
Në një postim në platformën “X”, von der Leyen shkruan se BE synon hapjen e negociatave të grupit të parë.
“Shqipëria ka arritur tashmë kaq shumë. Procesi i shqyrtimit po ecën pa probleme. Falë ekipeve negociuese nga të dyja palët. Tani synojmë të lëvizim me shpejtësi dhe të hapim negociatat për grupin e parë, mbi bazat”, shkruan presidentja e KE-së.