ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Superhëna verbuese ndriçon horizontet në të gjithë botën 4 minutes ago
Shaka për viktimat e vrasjes në bisedën në WhatsApp për oficerët e policisë 7 minutes ago
Përparim në negociatat për paqe në Gaza: Hamasi dorëzon listën e pengjeve izraelite dhe palestineze për shkëmbim 14 minutes ago
Shqiptarët e burgosur në Belgjikë, pritet marrëveshje mbi transferimin e tyre në Shqipëri 16 minutes ago
Presidentja Osmani dekoron Infantinon me medalje nderi 17 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Samiti i Brdo-Brijunit dhe “rilindja” e mekanizmave të Sorosit në Ballkan

albnews by albnews
8 October, 2025
in Albania, Opinion
0
Samiti i Brdo-Brijunit dhe “rilindja” e mekanizmave të Sorosit në Ballkan
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Hisen Berisha

Takimi i fundit i eksponentëve të Sorosit në hapësirat e Ballkanit Perëndimor ngjan më shumë me një mbledhje për mbijetesë politike të rrjeteve dhe ideologjisë që për vite të tëra kanë ushqyer frymën antikombëtare dhe antinjerëzore në rajon.

RelatedPosts

Shqiptarët e burgosur në Belgjikë, pritet marrëveshje mbi transferimin e tyre në Shqipëri

Rama me kryebashkiakun Adams: Po punojmë për fluturime direkte me Nju-Jorkun

Kishte fshehur 10 kg heroinë nën sediljen e fëmijës, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Në thelb, ky është përkufizimi real i këtij samiti: një përpjekje e koordinuar për të ruajtur ndikimin e strukturave të financuara e të drejtuara nga fondacionet sorosiane, të cilat, si duket, po përgatiten për një “dimër të gjatë ekzistencial”.
–
Megjithëse në publik u dha pak informacion, është e qartë se qëllimi i këtij takimi nuk ishte as stabiliteti rajonal, as dialogu politik, por koordinimi i mbijetesës së rrjeteve ideologjike që po humbin terren në Ballkanin Perëndimor. Të vetëdijshëm për rënien e ndikimit të tyre politik dhe moral, eksponentët e Sorosit po përgatiten të krijojnë forma të reja veprimi për të ruajtur kontrollin mbi agjendat publike, përmes mediave, organizatave të ashtuquajtura “joqeveritare” dhe përfaqësuesve politikë që u kanë shërbyer për dekada.

Në këtë kontekst, samiti i Brdo–Brijunit në Tiranë mori pamjen e një takimi ideologjik më shumë sesa shtetëror. Diskursi i atyre që flasin në emër të “vlerave demokratike” dhe “bashkëpunimit rajonal” është shndërruar në mburojë të interesave të ngushta të një rrethi që nuk pranon t’i nënshtrohet rotacionit politik dhe mendimit ndryshe.

Ndërsa në sipërfaqe promovohen ide për integrim dhe paqe, në thelb përgatitet një rezistencë ideologjike e majtë, që ngjan me modelet e radikalizmit të lëvizjeve si ANTIFA në SHBA – përmes manipulimit të krizave sociale dhe nxitjes së polarizimit politik në vendet ku ndikimi i tyre po bie.

Ky zhvillim duhet të lexohet me vëmendje nga elitat e ardhshme politike në Kosovë, sepse ai paralajmëron fazën e re të veprimit të mekanizmave që për vite me radhë kanë ndikuar në deformimin e debatit publik dhe në shkatërrimin e opozitës reale.

Neokomunistët aktualë në qeverisjen e Kosovës janë produkt i drejtpërdrejtë i këtij sistemi – një përzierje e ideologjisë së majtë me populizmin nacionalist, që në thelb i shërben ruajtjes së kontrollit të njëjtë mbi institucionet dhe opinionin publik.

Ndërkohë, në rajon po vërehet një rikthim i forcave konservatore dhe kombëtare. Sllovenët, sipas gjasave, do të rikthejnë heroin e tyre politik Janez Janša; kroatët vazhdojnë të kenë figura të forta të së djathtës që mbrojnë sovranitetin dhe interesin kombëtar; ndërsa sfida e vërtetë mbetet te Serbia dhe shqiptarët, ku ndikimi i rrjeteve sorosiane ka qenë më i egër dhe më i qëndrueshëm.

Në Serbi, strukturat e Sorosit kanë ndërtuar një epi-qendër të vjetër ndikimi, që përfshin politikën, median, shoqërinë civile dhe projektet e “normalizimit” me Perëndimin, gjithnjë në funksion të ruajtjes së kontrollit mbi diskursin publik.

Te shqiptarët, në të kundërt, sorosizmi ekstrem majtist ka pasur pasoja shkatërrimtare: ka asgjësuar opozitën, ka përçarë elitat dhe ka shkatërruar bazën ideologjike të së djathtës, duke e zëvendësuar me një pseudodjathtë që vepron brenda kornizave të ideologjisë së majtë progresiste.

Në Kosovë, ndikimi i Sorosit është i pranishëm pothuajse në të gjitha partitë që vetëquhen të djathta ose të qendrës. Përmes fondeve, trajnimeve dhe ndërmjetësimeve diplomatike, është ndërtuar një elitë politike që mendon në të njëjtën mënyrë, pavarësisht ngjyrës partiake. Kjo ka krijuar një fasadë pluralizmi mbi një realitet të unifikuar ideologjikisht, ku e majta radikale e paketuar si “qendër” ose “e moderuar” ka pushtuar tërë hapësirën institucionale.

Prandaj, ajo që lexohet nga samiti i Brdo–Brijunit në Tiranë nuk është vetëm një takim ceremonial i liderëve rajonalë, por një tentativë për të ringjallur rrjetet ideologjike të Sorosit që po përjetojnë krizë ekzistenciale në nivel global. Kjo përpjekje për të ruajtur ndikimin në Ballkan duhet të kuptohet si pjesë e një lufte më të gjerë kulturore e politike, ku rendi i vjetër ideologjik përpiqet të mbijetojë përballë rritjes së forcave të reja kombëtare, sovraniste dhe konservatore në Evropë.

Nëse ky samit lexohet si duhet, atëherë për qeveritë e reja në rajon ai është një paralajmërim, jo një ngjarje protokollare: një sinjal për t’u shkëputur nga rrjetet e varësisë ideologjike dhe për të ndërtuar politika të reja të bazuara në interesin kombëtar dhe në vlerat reale perëndimore, jo në imitime të deformuara të tyre.

Në këtë kontekst, Kosova mbetet rasti më i ndjeshëm dhe më i ekspozuar ndaj këtij ndikimi. Qeveria aktuale, që u ngrit mbi retorikën e “ndryshimit”, është shndërruar në instrumentin më efikas të transplantimit të modelit sorosian të kontrollit institucional dhe kulturor.

Kjo qeveri ka përvetësuar stilin e majtë autoritar në formë populiste: duke kapur drejtësinë, duke manipuluar opinionin publik me diskurse të njëanshme dhe duke shpallur çdo kritik si armik politik apo ideologjik.

Në fakt, Kurti dhe rrethi i tij politik përbëjnë versionin lokal të projektit sorosian në Ballkan – një bashkim i pseudoidealizmit me kontrollin total të institucioneve dhe me përdorimin e retorikës morale si armë për të shtypur opozitën.

Përmes këtij modeli, Kosova po përfshihet në të njëjtën spirale që në vendet e tjera po përmbyllet: një grushtshtet ideologjik i butë, që synon të krijojë një shoqëri pa kundërshti, pa pluralizëm real dhe pa debat të lirë.

Nëse proceset politike në vend nuk e ndërpresin këtë model, Kosova do të bëhet laborator i fundit i një ideologjie që tashmë po bie në gjithë Evropën.

Për t’u rikthyer në binarët e demokracisë, vendit i duhet një rilindje e djathtë, e bazuar në vlera kombëtare, përgjegjësi shtetërore dhe orientim të qartë perëndimor – pa ndërmjetës ideologjikë, pa tutorë dhe pa struktura të huaja që përcaktojnë fatin e institucioneve tona.

Vetëm kështu Kosova mund të dalë nga hija e rrjeteve të Sorosit dhe nga kolonializmi ideologjik që për vite të tëra është fshehur pas fjalëve për “demokraci”, “reforma” dhe “shoqëri civile”.

Ky është mesazhi që duhet të nxirret nga samiti i Brdo–Brijunit në Tiranë: jo si shfaqje diplomatike, por si sinjal i fundit për t’u shkëputur nga një ideologji që po kërkon mbijetesë mbi llogarinë tonë kombëtare. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Superhëna verbuese ndriçon horizontet në të gjithë botën

Superhëna verbuese ndriçon horizontet në të gjithë botën

8 October, 2025
Shaka për viktimat e vrasjes në bisedën në WhatsApp për oficerët e policisë

Shaka për viktimat e vrasjes në bisedën në WhatsApp për oficerët e policisë

8 October, 2025
Përparim në negociatat për paqe në Gaza: Hamasi dorëzon listën e pengjeve izraelite dhe palestineze për shkëmbim

Përparim në negociatat për paqe në Gaza: Hamasi dorëzon listën e pengjeve izraelite dhe palestineze për shkëmbim

8 October, 2025
Shqiptarët e burgosur në Belgjikë, pritet marrëveshje mbi transferimin e tyre në Shqipëri

Shqiptarët e burgosur në Belgjikë, pritet marrëveshje mbi transferimin e tyre në Shqipëri

8 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result