Samiti i Londrës i bën bashkë Kurtin e Bërnabiqin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër.

Në këtë samit të pranishëm janë kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq gjithashtu edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Gazetari i “The Ecomonist”, Tim Judah, ka publikuar një fotografi të Kurtit me Bërnabiqin të cilët janë parë të ulur pranë njëri-tjetrit.

“Për reciprocitetin me njëri-tjetrin? Albin Kurti dhe Ana Bërnabiq. Do të jetë interesant të dëgjohet çfarë po ndodhë prapa skenave dhe tani është mundësia. Samiti i BERZH’it për Investime në Ballkan”, ka shkruar Judah.

Ndërkaq Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve ka thënë se investimet nga diaspora do ta ndihmonin Kosovën jashtëzakonisht shumë.

“Ne kemi një diasporë të jashtëzakonshme dhe investimet nga ta do ta ndihmonin jashtëzakonisht shumë Kosovën”, ka thënë ai, bë]het e ditur nga faqja zyrtare e Samitit në Twitter.

Share This Article