Samiti i NATO-s/ Shqetësimet për situatën në Veri të Kosovës, senatorë amerikanë kërkojnë takim me Ramën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Situata në Veri të Kosovës, duket se është në qendër të shqetësimeve të diplomacisë dhe politikës amerikane. Nisur nga shqetësimi për situatën në Veri të Kosovës, një delegacion i senatorëve amerikanë në Samitin e NATO-s, që po mbahet në Vilnius, Lituani, ka kërkuar një takim me kryeministrin, Edi Rama.

Lajmi bëhet publik nga vetë kreu i qeverisë shqiptare, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Me delegacionin e Senatorëve Amerikanë në Samitin e NATO-s, në një takim të kërkuar prej tyre nisur nga shqetësimi për situatën në Veriun e Kosovës dhe qasjen jokonstruktive të palëve, e cila ka çuar në një përshkallëzim të rrezikshëm që duhet ndalur një orë e më parë, për t’u kthyer në tryezën e Dialogut duke finalizuar Marrëveshjen e Normalizimit”- shkruan Rama.

Zhvillimet në Veri të Kosovës  kanë qenë temë edhe gjatë një bashkëbisedimi që Rama pati me Eksperten e Qendrës Evropiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo.

Lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor, specifikisht në veriun e Kosovës, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se ndjehet më i qetë pas fjalës së  presidentit amerikan Biden, sot në këshillin e NATO-s.

Sipas tij, problemet në Ballkanin perëndimor nuk janë në madhësinë e problemeve të Ukrainës, por duhet nënvizuar se ato nuk janë probleme të vogla.

“Është e rrezikshme që Kosova, në veriun e saj, të bëhet një vatër zjarri. Lehtësimi i daialgut duhet medoemos. BE-ja po e lehtëson atë. Por ka probleme me grupet kriminale në veri të Kosovës, të përfshira në trafik droge, armësh etj. Kjo përzierje e mafias me pushtetarët vendorë mund të jetë një situatë shpërthyese. Është koha të kombinojmë dialogun e lehtësuar nga BE-ja, me një qëndrim më të fortë të NATO-s nëpërmjet KFOR-it“- theksoi Rama.

Share This Article