Samiti i OKB për klimën, 200 udhëheqës botërorë takohen në Egjipt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Delegates arrive at the Sharm El Sheikh International Convention Centre, in Egypt's Red Sea resort of the same name, on November 6, 2022, for the 2022 United Nations Climate Change Conference, more commonly known as COP27. - Diplomats from nearly 200 countries gathering in the Red Sea resort for the November 6-18 conference are tasked with greening the global economy and helping poor, climate-vulnerable nations who have barely contributed to the problem cope with evermore deadly storms, heatwaves, droughts and floods. (Photo by JOSEPH EID / AFP)

Gati 200 udhëheqës botërorë takohen në Egjipt, për samitin e OKB-së për Klimën, COP27. Liderët pritet të diskutojnë për kompensimin e shteteve të varfra, për dëmet e lidhura me ngrohjen globale, duke e vënë çështjen kontroverse për herë të parë në agjendë, që prej nisjes së bisedimeve për klimën një dekadë më parë.

Kryeministri i ri britanik, Rishi Sunak do të bëjë thirrje për një mision global për zhvillimin e pastër, kur t’i drejtohet pjesëmarrësve të tjerë më vonë gjatë ditës.

Sakaq, paraardhësi i tij, Boris Johnson, u kërkoi liderëve të mos tregohen të dobët ndaj angazhimit për zero emetime. 

OKB-ja thotë se progresi në reduktimin e emetimeve me efekt serrë ka qenë tmerrësisht i papërshtatshëm, që prej samitit të kaluar, Cop 26.

Planeti është ngrohur me 1.1 gradë celsius që prej epokës industriale dhe shkencëtarët thonë se rritja duhet të kufizohet në 1.5 gradë deri në 2100 për të shmangur pasojat më të rënda. Por sipas parashikimeve, me politikat aktuale rritja pritet të arrijë në 2.8 gradë këtë shekull.

Share This Article