Për ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, Samiti i Procesit të Berlinit që do të mbahet të hënën (16 tetor) në Tiranë është një ngjarje që tregon se sa lart qëndron Shqipëria në arenën ndërkombëtare.
Komentin Balla e bëri nga Fieri, ku ishte i pranishëm në festën e 79-vjetorit të çlirimit.
“Në 111 vite shtet shqiptar, Shqipëria nuk ka qenë kurrë ndonjëherë më lart se sot në arenën ndërkombëtare, për shkak të pozicionit dh enjë sërë vendesh të rëndësishme që Shqipëria ka marrë. Po përmbyllim dy vite në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Kemi patur Presidencën e BE-së, në momente të vështira të sigurisë në hapësirën Europiane. Është hera e parë që Samiti i liderëve të Procesit të Berlinit zhvillohet jashtë hapësirës së BE dhe fakti që Shqipëria u përzgjodh të jetë vendi të ketë Presidencën e parë nuk është rastësi, por meritë e qeverisë shqiptare. Tashmë BE ka marrë vendimin për t’i dhënë aksesin vendeve të Ballkanit Perëndimor në një sërë programesh të rëndësishme të zhvillimit ekonomik”, u shpreh Balla.
31 lider të bashkimit evropian, 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të mbërrijnë në Tiranë, për Samitin e Ballkanit Perëndimor, nisëm që ka marrë udhë që prej 2014-së si iniciativë e Kancelares gjermane Anxhela Merkel (o. Angela).
Teksa vijojnë përgatitjet për pritjen e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, për të siguruar mbarëvajtjen e tij, Policia ka nisur me marrjen e masave që prej të dielës. Janë 1604 efektivë të angazhuar, ndërsa një sërë aksesh kryesore do të mbyllen që prej pasdites së sotme.