Samiti i Selanikut  përfundon me “incident”, Rama bën ironikun me kancelarin Scholz për procesin e integrimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfundimi i samitit të nismës për bashkëpunimin e vendeve të Europës juglindore është shoqëruar edhe me një “mini-incident” ndërmjet Kryeministrit të Shqipërisë dhe Kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Kreu i qeverisë shqiptare ka ironizuar qasjen europiane ndaj integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke e prezantuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski si “kryeministër të Bullgarisë Perëndimore”, duke ironizuar në këtë mënyrë kushtet që i vendosen këtij vendi në procesin integrues, vend i cili pak vite më parë ndryshoi edhe emrin për të shuar konfliktin që kishte me Greqinë.

Në samitin dy ditor, lajme të mira pati edhe për Kosovën, ku kreu i qeverisë greke, Qiriako Micotaqis u shpreh do të jap mbështetjen e plotë në proceset integruese të Kosovës.

Greqia kërkon bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe të energjisë, përfshi edhe pasuritë minerare të Kosovës,  pikërisht atë që kërkon edhe Serbia prej Kosovës.

Greqia si anëtare e BE-së i siguron vendet e Ballkanit se ajo do jetë ambasadorja e tyre deri ne anëtarësim të të gjitha vendeve pa asnjë përjashtim.

Share This Article