Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka zbardhur takimin me kryeministrin Edi Rama në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Mitsotakis thotë se me homologun e tij shqiptar diskutuan rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe rrugët që do të ndiqen për të forcuar t’i forcuar ato më tej.
Po ashtu, kryeministri grek deklaron se vendi i tij mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të Shqipërisë.
Me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, diskutuam të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe dhe mënyrat me anë të të cilave mund t’i forcojmë ato. Greqia mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të Shqipërisë.
Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë