Një marrëveshje për mbështetjen e Ukrainës për luftën kundër Rusisë u arrit të enjten pasdite (4 shtator) nga Aleanca e të Vullnetarëve që u mblodh në Paris, teksa pjesëmarrësit arritën të finalizojnë kornizën e garancive të sigurisë, duke përcaktuar për të ardhmen detajet e sakta të rolit të secilit vend.
Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi angazhimin e 26 vendeve për të dërguar trupa ose mbështetje ushtarake në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë.
Nga ana e tij, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky theksoi se pjesëmarrësit ranë dakord për planin e garancisë së sigurisë, i cili përfshin “hapa konkretë” dhe se tani liderët po vendosin se cili vend do të ndihmojë në cilën fushë, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike dhe ajrore.
“Mesazhi ynë mbetet se Ukraina është në anën e paqes dhe Rusia duhet të etiketohet si agresore”, theksoi Macron.
Ai madje akuzoi Moskën se po përpiqet të vonojë procesin e paqes në mënyrë që të vijojë të sulmojë Ukrainën.
Duke iu referuar çështjes së garancive të sigurisë, ai tha se garancitë tani janë gati, duke sqaruar angazhimin ushtarak dhe politik të 35 anëtarëve, për t’i ofruar Ukrainës mbështetjen që i nevojitet.
“Argumenti kryesor këtu është se nuk ka kufizime në mbrojtjen e Ukrainës. ka nevojë për të rigjeneruar ushtrinë ukrainase për t’i rezistuar sulmeve ruse dhe për ta parandaluar atë të planifikojë një sulm tjetër”, tha Macron.
Ai zbuloi se shumë vende janë të gatshme të angazhohen në tokë, det ose ajër për të për të ruajtur armëpushimin pasi të zbatohet, dhe për të ruajtur dhe garantuar paqen, nëse arrihet një marrëveshje mes Ukrainës dhe Rusisë.
Macron gjithashtu konfirmon se udhëheqësit folën me presidentin amerikan Trump me pjesëmarrësit që ranë dakord se mbështetja e dakordësuar e SHBA-së do të finalizohet brenda ditëve të ardhshme.
Presidenti amerikan, Donald Trump, mori pjesë në këtë takim përmes një telefonate, ku tha se Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse dhe t’i bëjë presion Kinës për ta ndëshkuar atë për financimin e përpjekjeve luftarake të Rusisë.
Nga ana tjetër, Zelensky përmendi veçanërisht përpjekjet e Trump për të ndaluar luftën, teksa theksoi se Putin ka refuzuar të gjitha thirrjet për bisedime paqeje dhe “sjellja e tij tregon se presioni ndaj tij nuk po funksionon”.
“Një ushtri e fortë ukrainase është elementi qendror i garancive të sigurisë”, theksoi ai.
Ai shton se linjat evropiane të prodhimit të armëve nuk po funksionojnë mjaftueshëm, teksa bën thirrje për më shumë investime në këtë sektor për të operuar me kapacitet të plotë.