Samiti në Tiranë, firmoset marrëveshja për roamingun BE-Ballkani Perëndimor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor në nisje të Samitit që po mbahet sot në Tiranë, nënshkruan marrëveshjen e parë në Pallatin e Kongreseve.

Ekspertët e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor kanë firmosur marrëveshjen për “Roaming” që parashikon uljen e tarifave për rajonin.

Parashikohet që marrëveshja të nis zbatimin më 1 tetor të vitit 2023.

Kjo marrëveshje parashikon tarifa më të ulëta për qytetarët e Ballkanit në vendet e unionit. Në këtë samit, janë të pranishëm 27 liderë evropianë, shoqëruar nga delegacionet përkatëse.

Share This Article