ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ministri Wadephul: Është mirë që Kosova qëndron në anën tonë, shpresojmë që sa më shpejtë të ketë një Qeveri 3 hours ago
Përfundon dëshmia e Wesley Clark në Hagë: Këtu kemi persona që luftuan për lirinë e tyre, njerëz që nuk pranuan shtypjen 4 hours ago
Osmani pret në takim ministrin gjerman, Wadephul 4 hours ago
Lirohet piloti amerikan që u përpoq të fikte motorët e aeroplanit në mes të fluturimit 4 hours ago
Çifti nga New Jersey fiton çmimin prej 3 milionë dollarësh në lotari 6 muaj pas fitimit prej 1 milion dollarësh 5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Samiti në Tiranë/ Kurti refuzon Ramën, Rama nuk e pranon Bislimin

albnews by albnews
17 July, 2023
in Kosova, Shqiperia
0
Samiti në Tiranë/ Kurti refuzon Ramën, Rama nuk e pranon Bislimin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas refuzimit të Kurtit, Bislimi nuk lejohet të marr pjesë në Samitin e Tiranës

Edi Rama vijon përpjekjet paraprake për të mirëpritur në tetor në Tiranë takimin e radhës së Procesit të Berlinit. Pas turit dy ditor në gjithë rajonin, kryeministri shqiptar ka ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor në një drekë informale këtë të hënë në Tiranë.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar: katër kryeministra të rajonit, ajo e Serbisë Bërnabiç, kryeministri maqedonas Kovaçevski, shefi i qeverisë malazeze Abazoviç dhe kryeministrja e Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo. Në takim do të marrë pjesë edhe komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

RelatedPosts

Formimi i Qeverisë së Kosovës, nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme

Ministri Wadephul: Është mirë që Kosova qëndron në anën tonë, shpresojmë që sa më shpejtë të ketë një Qeveri

Përfundon dëshmia e Wesley Clark në Hagë: Këtu kemi persona që luftuan për lirinë e tyre, njerëz që nuk pranuan shtypjen

Ftesë ka marrë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, por edhe pas përpjekjes së Varhelyi, ai ka zgjedhur të shkojë në një simpozium ndërkombëtar që po mbahet në Greqi, ku Shqipëria prezantohet nga një grup të organizatave joqeveritare të kryesuar nga Remzi Lami.

Mësohet se në takimin e liderëve rajonit në Tiranë nga qeveria e Kosovës ishte konfirmuar ardhja e zëvendës kryeministrit Besnik Bislimi. Por ky takim i Bislimit me krerët e rajonit nuk do të jetë i mundur për shkak të protokollit. Zëvendëskryeministrit të Kosovës i është komunikuar nga organizatorët e takimit se niveli i tij është dytësor dhe jo i përshtatshëm dhe se dosja e takimit do t’i dërgohet me poste të sigurt qeverisë së Kosovës, përkatësisht zyrës së kryeministrit. Kjo gjithmonë nëse Albin Kurti nuk ndryshon mendje në minutë të fundit, dhe lë Greqinë për Tiranën

Duket se Kurti vijon të rrijë larg tryezës së Ramës, duke e mbajtur edhe Kosovën larg.

Këto mbledhje koordinuese kanë për qëllim që rajoni të krijojë një plan të përbashkët veprimi kur në tetor të ulet në tryezë përballë Bashkimit Evropian.

Veç sigurisë dhe gjeopolitikës në tërësi, Ballkani Perëndimor është i etur për fonde evropiane dhe ato jepen kryesisht për projekte të mëdha që ndërlidhin vendet, ndaj secili shtet nuk mund të shkojë me kërkesat e veta, por me një plan të përbashkët me fqinjët.

Samiti i Berlinit është një format i nisur nga Gjermania, në të cilin kanë marrë pjesë pa rezerva të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Përfshirë edhe Kosovën, që ka qenë një kritike e madhe e Open Ballkan, të cilin Rama për momentin e ka lënë mënjanë. Paradoksalisht tani është Kurti ai që po i qendron larg Procesit të Berlinit, i cili tashmë thuajse ka përcaktuar Tiranën si qendrën kryesore të koordinimit të tij./Bota Sot

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ministri Wadephul: Është mirë që Kosova qëndron në anën tonë, shpresojmë që sa më shpejtë të ketë një Qeveri

Ministri Wadephul: Është mirë që Kosova qëndron në anën tonë, shpresojmë që sa më shpejtë të ketë një Qeveri

18 November, 2025
Përfundon dëshmia e Wesley Clark në Hagë: Këtu kemi persona që luftuan për lirinë e tyre, njerëz që nuk pranuan shtypjen

Përfundon dëshmia e Wesley Clark në Hagë: Këtu kemi persona që luftuan për lirinë e tyre, njerëz që nuk pranuan shtypjen

18 November, 2025
Osmani pret në takim ministrin gjerman, Wadephul

Osmani pret në takim ministrin gjerman, Wadephul

18 November, 2025
Lirohet piloti amerikan që u përpoq të fikte motorët e aeroplanit në mes të fluturimit

Lirohet piloti amerikan që u përpoq të fikte motorët e aeroplanit në mes të fluturimit

18 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result