• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 16, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Samiti për Ukrainën, Hasani pret homologun ukrainas: Plani me 10 pika i Zelenskyt, mundësia reale për paqen! Kuleba: Shqipëria një mike e jona

Samiti për Ukrainën, Hasani pret homologun ukrainas: Plani me 10 pika i Zelenskyt, mundësia reale për paqen! Kuleba: Shqipëria një mike e jona

by albnews
28 February, 2024
in Albania
0
27
VIEWS

TIRANË- Shqipëria do të vijojë përpjekjet për rivendosjen e integritetit territorial, sovranitetit, pavarësisë dhe lirisë së Ukrainës, si edhe për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë. 

Kështu u shpreh Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në deklaratën e përbashkët për media me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, pas zhvillimit të takimit dypalësh. 

Hasani përsëriti sërish mbështetjen për sovranitetin, lirinë pavarësinë, tërësinë territoriale të Ukrainës.

Shqipëria dënon me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe do të vijojë përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë.’- tha Hasani.

Ministri tha se Shqipëria mbështet planin me 10 pika të presidentit Zelensky, si mundësia më reale për dhënien fund të luftës dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

‘Së bashku me aktorë dhe vende të tjera, kemi marrë tashmë angazhimin për bashkëpunim në realizimin e Pikës 5 që Ka të bëjë me  “Rivendosjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Ukrainës”, si një nga objektivat më imediatë të përfundimit të luftës. Jemi në koordinim të plotë me të gjitha vendet tona partnere dhe aleate për përballimin e situatës në mbështetje të plotë për Ukrainën.’- tha Hasani.

Hasani nënvizoi se Shqipëria ka vendosur si përparësi të punës së saj trajtimin e situatës në Ukrainë dhe dënimin e agresionit rus, në të gjitha forumet ndërkombëtare, siç kemi bërë gjatë periudhës dy-vjeçare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, siç po veprojmë në kuadër të anëtarësisë tonë në KDNJ, apo edhe organizmat rajonale, ku këtë vit kemi edhe kryesimin e nismave të BSEC, CEI, Karta e Adriatikut.

Ministri bëri me dije se janë në fazën e përgatitjeve teknike për hapjen e Ambasadës së Shqipërisë në Kiev, duke mbajtur në vëmendje edhe situatën e sigurisë në kryeqytetin e Ukrainës, por shpresojmë që inaugurimi të ndodhë në Pak muajt e ardhshëm.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba e konsideroi Shqipërinë si një vend mik.

‘Është mirë të jesh në Tiranë si pjesë e delegacionit të Zelenskyt. U jam mirënjohës që organizuat këtë samit të rëndësishëm se përfshin një volum të madh pune. Ky samit tregon se sa vlerësim gëzon Shqipëria në rajon, dërgon një mesash të qartë se do mbetemi të bashkuar. Diskutuam bashkëpunimin dy palësh. Shqipëria mike e mirë e Ukrainës. Dua të falë Shqipërinë për ndërmarrjen e saj humanitare që përfshiu rehabilitimin e fëmijëve ukrainas, prindërit e të cilëve janë varrë në luftë. Çdo mbështetje që Shqipëria ofron është e vlerësuar.’-  tha Kuleba.

Ministri Kuleba shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Ukrainës, kryesisht gjatë mandatit të saj dy-vjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. 

“I uroj Shqipërisë suksese dhe një integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian, të cilin me të drejtë vendi juaj e meriton”, tha MPJ ukrainas.

Dy ministrat konfirmuan vullnetin e tyre për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, duke synuar rritjen e bashkëpunimit ekonomik midis vendeve tona, si edhe dëshirën për inaugurimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kiev sa më parë brenda këtij viti.

Ministri Hasani dhe Ministri Kuleba firmosën marrëveshjen “Për punësimin fitimprurës të anëtarëve të familjes së anëtarëve të misioneve diplomatike ose posteve konsullore”. 

Marrëveshja ka si qëllim kryesor mundësimin dhe lehtësimin e punësimit të anëtarëve të familjes së anëtarëve të misioneve diplomatike ose posteve konsullore mbi bazë reciprociteti, në përputhje me legjislacionin e të dy vendeve.

Ministri Kuleba ndodhet në Shqipëri, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore me Ukrainën që mbahet sot në Tiranë.

Previous Post

Samiti për Ukrainën, Begaj: Tirana kryeqytet i bisedimeve! Dëshirë për të kontribuar për paqen

Next Post

Zelensky sot në Tiranë, cili është historiku i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Ukrainës

albnews

albnews

Related Posts

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!
Albania

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit
Albania

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër
Albania

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025
Next Post
Zelensky sot në Tiranë, cili është historiku i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Ukrainës

Zelensky sot në Tiranë, cili është historiku i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Ukrainës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025
Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4707 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM