Në kuadër të samitit “Rruga jonë drejt BE”, Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Tiranë liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos.
Gjatë pritjes zyrtare, Rama u takua gjithashtu me përfaqësues të lartë të vendeve të rajonit, përfshirë edhe përfaqësuesen e Bosnjë-Hercegovinës, e cila merr pjesë në samit si pjesë e diskutimeve për integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal dhe kryeministrin në detyrë e Kosovës, Albin Kurti
Samiti synon të thellojë dialogun mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, duke u fokusuar në proceset e reformave, projektet e përbashkëta dhe sfidat rajonale në rrugën drejt anëtarësimit në BE.




