Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Uashington DC për të marrë pjesë në samitin vjetor të kryebashkiakëve të organizuar nga Bloomberg CityLab.
Sipas njoftimit për shtyp, ky samit është një mundësi për të diskutuar çështjet e inovacionit urban dhe për të ndarë eksperiencën e Tiranës si një qytet që ka qenë pjesë e programit të Alumni dhe ka marrë grantet e Bloomberg Cities për inovacionin urban.
“Është kënaqësi të rikthehem pas një kohe të shkurtër në Uashington DC, për samitin e mrekullueshëm vjetor të kryebashkiakëve në Bloomberg CityLab. Tirana është një alumni i grupit të parë të BHcityleaders dhe përfitues i granteve të BloombergCities për inovacionin urban”, thekson Veliaj.
Kjo pjesëmarrje është edhe një rast për të prezantuar sukseset dhe projektet e inovacionit urban në Tiranë përpara komunitetit ndërkombëtar të kryebashkiakëve.