Samoa dhe Kiribati, shtetet e para që hynë në vitin 2020

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Samoa dhe Kiribati, dy shtete të vogla ishullore në Oqeanin Paqësor, janë bërë vendet e para që kanë hyrë në Vitin e Ri 2020.

Këto shtete shtrihen në perëndim të Vijës Ndërkombëtare të Datës në Oqeanin Paqësor.

Në kohën kur filloi viti i ri, Kiribati e gjen veten në “vijën e frontit” në betejën për ndryshimet klimatike. Ky vend tashmë po përballet me thatësi dhe rritje të nivelit të detit.

Kiribati shërben si vendbanim për rreth 110 mijë njerëz dhe kohëve të fundit është ndihmuar me mjete financiare nga Banka Botërore për sigurimin e ujit të pijshëm.

Në anën tjetër, në Samoa festa ishte edhe më e zymtë. Epidemia e fruthit ua mori jetën 81 banorëve të këtij shteti gjatë vitit 2019.

Pas këtyre shteteve, në vitin e ri hyjnë Zelanda e Re dhe Australia, shkruan “Metro UK”.

Share This Article