San Francisko është qyteti i parë në SHBA që ndalon shitjen e cigareve elektronike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

San Francisko është bërë qyteti i parë amerikan që ndalon shitjet e cigareve elektronike deri sa efektet e tyre shëndetësore të jenë më të qarta, raporton BBC.

Zyrtarët të martën votuan për të ndaluar shitjen e avulluesve në dyqane dhe e bënë të paligjshme që shitësit online të dorëzonin në adresat brenda qytetit.

Qyteti i Kalifornisë është shtëpia e Juul Labs, prodhuesi më popullor i cigareve elektronike në SHBA.

Juul tha se masa që kanë ndërmarrë zyrtarët e San Franciskos do t’i bëjë që të lulëzojë tregu i zi i shitjeve të cigareve elektronike.

Ligji do të fillojë të zbatohet shtatë muaj nga ajo datë, edhe pse ka pasur raporte që nënshkrimet pro tij mund të sjellin një sfidë ligjore.

Share This Article