Sanders mbledh 1.8 milionë dollarë për bamirësi nga fotografia e famshme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fotografia e famshme e senatorit Bernie Sanders në inaugurimin e Bidenit dhe dorezat e tij me një gisht ndikuan që të mblidhen 1.8 milion dollarë për pesë ditë për organizata të bamirësisë në vendlindjen e tij, Vermont.

Shuma e tillë u grumbullua nga shitja e mallrave me fotografinë e bërë më 20 janar, ku Sanders shihet i vetmuar, me maskë dhe doreza, gjatë inaugurimit të presidentit të ri amerikan, Joe Biden.

Sanders i vendosi në uebfaqen e tij disa mallra me fotografinë e famshme të enjten në mbrëmje dhe grupi i parë i mallit u shit për më pak se 30 minuta, njoftoi vetë senatori. Malli u shtua gjatë fundjavës, por u shit i tëri përsëri të hënën në mëngjes, shkruan AP, transmeton Gazeta Express.

“Jane dhe unë u mahnitëm nga i tërë kreativiteti i shfaqur nga shumë njerëz gjatë javës së kaluar dhe neve na vjen mirë që mund ta përdorim famën time në internet për t’i ndihmuar vermontasit në nevojë”, tha Sanders përmes një deklarate me shkrim.

“Por as kjo shumë e parave nuk është zëvendësim për veprim nga Kongresi dhe unë do të bëj gjithçka që mundem në Uashington për t’u siguruar që punëtorët në Vermont dhe në mbarë vendin ta marrin ndihmën që u nevojitet në mesin e krizës më të rëndë me të cilën jemi përballur që nga Depresioni i Madh”, thuhet më tej në deklaratë.

Share This Article