Ka ndërruar jetë në moshën 57-vjecare pas një beteje 3-vjecare me sëmundjen e rëndë partneri i aktores së njohur hollivudiane, Sandra Bullock. Lajmi është bërë i ditur nga Dailymail, që shkruan se, Bryan Randall, 57 vjeç vuante nga sëmundja e SLA-së.
“Me pikëllim të madh njoftojmë lajmin e hidhur se më 5 gusht, Bryan Randall ndërroi jetë i qetë pas një beteje 3-vjeçare me SLA-në”, tha familja e tij.
Aktorja u takua për herë të parë me Bryan në vitin 2015, pasi ai ishte fotograf në ditëlindjen e djalit të saj, Louis. Takimi i tyre erdhi pesë vjet pas divorcit të saj nga Jesse James.
Në paraqitjen e tyre të fundit publike së bashku, në korrik 2020, ish-modelja u fotografua duke vështruar me adhurim dashurinë e tij ndërsa mbërritën në një mbledhje në Studio City me dy fëmijët e saj.