Sangare shënoi super gol – por shpejtësia që mori topi pas goditjes ishte e jashtëzakonshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mesfushori i PSV-së, Ibrahim Sangare shënoi një gol të mrekullueshëm në fitoren 3-1 të PSV ndaj Den Haag në çerekfinalet e Kupës së Holandës.

Në minutën e 54-të ai shënoi golin për 3-0 me një gjuajtje të fuqishme nga rreth 20 metra dhe portieri mysafir Sonny Stevens nuk arriti ta ndiqte topin as me shikim.

Gjuajtja e Sangare ka arritur shpejtësinë e 170 kilometrave për orë.

Është goli me gjuajtjen e gjashtë më e fuqishme në historinë e futbollit.

25-vjeçari, ish-futbollisti i Benficas dhe tani mesfushori i PSV-së që përfaqëson Bregun e Fildishtë. Në gjysmëfinale dolën edhe Feyenoord, Ajax dhe Spakenburg i divizionit të tretë.

Share This Article