Sanksionet bëjnë punën e tyre, shikoni si shtyhen rusët për një pako me sheqer

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në skenat që të kujtojnë ditët e fundit të Bashkimit Sovjetik, rusët po përpiqen të “rrëmbejnë” mallrat bazë.

Videot e qytetarëve rusë që luftojnë për sheqerin në supermarkete janë bërë virale. Ky është një tregues se sa i pakët është ushqimi kryesor dhe pasojat ekonomike që po përballon Rusia pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Në videot e postuara nga qytetet anembanë Rusisë, turma njerëzish bërtasin, zihen dhe hidhen mbi njëri-tjetrin për të rrëmbyer qeset e fundit me sheqer në dyqanet e boshatisura.

Disa dyqane kanë vendosur racion 10 kg për klient dhe ka pasur raportime për njerëz që sulmojnë këto që mendojnë se është duke blerë më shumë. Në qytetin verior të Severodvinsk, një burrë me pesë pako sheqer në shportën e tij të blerjeve u godit pesë herë në fytyrë gjatë një konfrontimi me një blerës të zemëruar.Rusët që kujtojnë trazirat e viteve të fundit të Bashkimit Sovjetik e dinë shumë mirë rëndësinë e rrëmbimit të mallrave të rralla kur i shohin ato, veçanërisht në një krizë.

“Është një çmendinë,” tha një blerës në qytetin jugor rus të Volgogradit për një media lokale javën e kaluar.

Mungesa e sheqerit ka qenë pasoja e parë e madhe pas vendimit të Kremlinit për të pushtuar Ukrainën.

Share This Article