Sanksionet e Perëndimit kanë shkatërruar logjistikën e Rusisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri rus i Transportit, Vitaly Saveliev, me rastin e një vizite në Astrakhan, qytet në jug të Rusisë, ka pranuar haptazi se sanksionet e vëna nga vendet perëndimore për shkak të invazionit në Ukrainë, kanë shkaktuar probleme të mëdha logjistike në Rusi.

 “Sanksionet e vëna Federatës Ruse pothuajse kanë thyer tërë logjistikën në vendin tonë. Jemi detyruar të kërkojmë korridore të reja logjistike”, tha Saveliev para gazetarëve, që dikur ishte drejtor ekzekutiv i Kompanisë Ajrore shtetërore ruse Aeroflot.

Në Kremlin shpresojnë që korridori transportues veri-jug, që kalon përmes portit në Astrakhan në Volga, do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit.

Më herët ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar për çështjen ekonomike botërore dhe se sanksionet e vëna Rusisë nuk janë faktor stabilizues.

Share This Article