“The Sun” raporton se stafi i bosit të bluve të Londrës ka arritur deri në pikën sa blen vetë edhe letrën higjienike dhe nxjerr nga xhepi për të paguar edhe shumë shërbime të tjera të përditshmërisë.
Për shkak të këtyre sanksioneve Abramoviç vendosi të nxirrte në shitje klubin e Çelsit, të cilin e bleu në vitin 2003.
Tani “The Sun” zbulon impaktin që sanksionet kanë pasur disa javë pas vendosjes, të cilat kanë prekur direkt edhe përditshmërinë e miliarderit, i cili nuk po arrin dot të mbulojë edhe kostot e dikurshme të sigurisë së tij.
Kostot e stafit të tij ishin 400 mijë paund në muaj, por tani ato janë ulur ndjeshëm. Stafi i tij raportohet se paguan nga xhepi për të blerë deri dhe letrën higjienike, bukën, qumështin, kafen dhe çajin, të cilat janë ndërprerë prej javësh.
Edhe akomodimi i stafit është reduktuar nga 3 apartamente në 1 dhe për internetin apo abonimin e televizorit ata duhet të paguajnë gjithashtu vetë.
Abramoviç ka nisur shitjen e aseteve të tij personale në Britani. Mësohet se shumë shtëpi, por edhe flota e makinave klasike të tij po shiten, ndërsa edhe procesi i shitjes së klubit të Çelsit vazhdon të përparojë dhe këto janë javë vendimtare.
Aktualisht ka një ofertë të preferuar dhe ajo është e amerikanit Tod Boehli.
Ai është përzgjedhur mbi të tjerët nga banka amerikane “Raine”, e cila po mbikëqyr procesin e shitjes. Qeveria do të lejojë shitjen e klubit vetëm nëse ata marrin garanci se asnjë qindarkë nuk do të përfundojë në xhepat e Abramoviçit.
Pronari i bluve, i cili fillimisht kërkoi 3 miliardë paund për aksionet e tij, premtoi se ai nuk do të përfitonte asnjë qindarkë nga shitja dhe i gjithë fitimi neto i klubit do të shkonte për viktimat e luftës në Ukrainë.
Abramoviç, i cili i ka mohuar lidhjet e tij me Kremlinin, akuzohet nga Londra si një mbështetës i presidentit rus Vladimir Putin.
Ai ka marrë personalisht pjesë në raundet e para mes negociatorëve të Moskës dhe Kievit për vendosjen e paqes, e cila duket ende shumë larg.
Sport
Te lidhura Sanksionet e qeverisë britanike/ Çelsi nuk ka para as për… letër higjienike Do bllokohen rrugët, të përfshira një numër i madh mjetesh ushtarake…a përbëjnë kërcënim për fqinjët stërvitjet e Bjellorusisë? Liria e shtypit, përse Shqipëria ka rënë kaq poshtë Embargoja mbi naftën ruse, Von der Leyen zbulon planin e BE: Heqja dorë nuk do të jetë e lehtë, por ne thjesht duhet ta bëjmë Disa mënyra për të vendosur shallin plot stil në kokë dhe qafë