ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën 2 hours ago
Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës. 2 hours ago
Tornado “Adel” godet Greqinë 2 hours ago
WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë 3 hours ago
Cikloni dhe përmbytjet u marrin jetën 46 personave në Indonezi 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Sanksionet zbulojnë misterin që rrethon vajzat e Putinit

albnews by albnews
7 April, 2022
in Bota
0
Sanksionet zbulojnë misterin që rrethon vajzat e Putinit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shtetet e Bashkuara shtojnë presionin ndaj Vladimir Putin duke vënë në shënjestër të sanksioneve dy vajzat e tij. Zyrtarët amerikanë besojnë se presidenti rus po përdor fëmijët e tij për fshehjen e parave dhe aseteve të tjera. Masat zbulojnë informacione të reja mbi jetën deri tani të mistershme të vajzave të Putin.

Ato janë mes sekreteve të ruajtura më me fanatizëm nga Kremlini. Vajzat e rritura të Vladimir Putin me gruan e tij të parë, të dyja në të 30-tat, janë vënë në shënjestër të sanksioneve. Një zyrtar i lartë i administratës Biden konfirmon emrat e tyre; Mariya Putina, e cila besohet të jetë vajza më madhe dhe që njihet gjithashtu si Mariya Vorontsova. Katerina Tikhonova, është vajza e dytë.

RelatedPosts

Tornado “Adel” godet Greqinë

WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

Cikloni dhe përmbytjet u marrin jetën 46 personave në Indonezi

Në disa imazhe ajo shfaqet teksa flet në një forum ekonomik ndërkombëtar të Shën Pjetërburg.

“Vajzat e mia merren me shkencë dhe arsim. Ato nuk janë të përfshira me politikë por kanë jetë të thjeshtë”, ka thënë Putin për to në vitin 2017.

Putin ka qenë aq i rezervuar për vajzat e tij, sa analistëve u është dashur të mbushin disa prej boshllëqeve të mozaikut misterioz.

Sipas analistëve, Mariya është në sistemin e shëndetësisë në Moskë. Vajza më e vogël, Katerina, punon në një institut të lartë në universitetin shtetëror të Moskës. Dihet se kanë udhëtuar shumë, veçanërisht në Perëndim. Njëra prej tyre, Katerina ka qenë martuar me një prej miliarderëve më të rinj të Rusisë. Ajo ka pasur gjithashtu një karrierë si akrobate e “rock n’ roll”-it. Për tjetrën, Mariyan, nuk ka shumë informacion. Më e vogla e dy vajzave në moshë madhore, Katerina Tikhonova, ka qenë e martuar me miliarderin Kirill Shamalov por tani janë të divorcuar.

Parehatia e Putinit për të folur lidhur me fëmijët e tij, është vënë re në një sërë intervistash  me regjisorin amerikan Oliver Stone ku pranoi se kishte edhe nipër, por luante shumë pak me ta, siç tha.

Sipas ekspertëve amerikanë të çështjeve të sigurisë ai është më i interesuar të shfaqet në Kishën Ortodokse, në situata ushtarake, apo duke kalëruar pa bluzë për të projektuar fuqinë e tij. “Ky është pushtet… Familja, në një farë mënyre është dobësi”.

Një zyrtar i lartë i administratës tha se SHBA po godet me sanksione vajzat e Putinit pasi besohet që shumë prej aseteve të presidentit rus, si para e objekte luksi, janë të fshehura te pjesëtarët e familjes.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën

Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën

27 November, 2025
Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës.

Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës.

27 November, 2025
Tornado “Adel” godet Greqinë

Tornado “Adel” godet Greqinë

27 November, 2025
WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

27 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result