Rikthimi i futbollit pas pushimit të detyrueshëm shkaku i koronavirusit kurrë nuk është paraparë të jetë i lehtë, shkruan BBC.
Klubi i elitës së Portugalisë, Santa Clara, ka njoftuar se do të luajë ndeshjet si vendas rreth 1450 kilometra larg shtëpisë, në selinë e Federatës së Futbollit të Portugalisë, kur të rifillojë elita e futbollit portugez.
Santa Clara, nga Azores, është detyruar të bëjë lëvizjen për shkak të kufizimeve në shtëpinë e vet.
Secili që vjen në Azores, një grup i vogël i ishujve në Oqeanin Atlantik, rreth 1450 kilometra nga bregu i Portugalisë, duhet të futet në karantinë të detyruar prej 14 ditëve.
Kështu është vendosur që skuadra të stërvitet dhe të luajë pesë ndeshjet e mbetura në stadiumin e federatës në afërsi të Lisbonës.Primeira Liga pritet të rifillojë më 4 qershor, ndërsa Santa Clara zë vendin e nëntë në renditje.
“Kudo që luajmë, ne gjithmonë do të mbajmë azoreanët në zemrat tona dhe flamurin azorean në gjoksin tonë, për një futboll më pozitiv portugez”, është thënë nga klubi.