Santiana i bëri bllok, por si arriti i fejuari i shoqes t’i shkruante?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rrjetet sociale kanë qenë së fundmi temë diskutimi mes banorëve të ‘Big Brother Vip Kosova 2’. Santiana Maloku ka treguar një histori të saj që lidhet pikërisht me platformat ku shkëmbehen mesazhe e foto.

Teksa po qëndronte bashkë me Shqipen, Adrin dhe Lindën, modelja ndau një rast interesant që i kishte ndodhur disa vite më parë. Ajo tregon se i kishte shkruar i fejuari i shoqes së saj, ndonëse e kishte në ‘listën e bllokave’ në Snapchat.

“Çfarë rasti më ka ndodhur. Ishim me një dasmë me të dashurin tim dhe në tavolinë aty me disa shokë e shoqe. I dashuri i një shoqes time aty, unë si emër e kam njohur edhe si figurë, i fejuari”, u shpreh ajo.

 “Kem në dasmë u kry ai muhabet, hy unë pas një kohe në Snapchat te lista e bllokave veç thash hajt të shoh, kur e kam parë emrin si me thënë Adri, edhe e dija se ka shkruar diçka që nuk është dashur, më moti. Veç i thash të dashurit tim, shikoje”, tha ajo. 

Të tjerët më pas e pyetën se si kishte vepruar, teksa Maloku theksoi se nuk kishte bërë asgjë.

Share This Article