Sapo çoi fëmijën në kopsht, avokatit të Berishës iu bë pritë dhe e qëlluan me levë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sokol Mëngjesi, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, u dhunua mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se tre persona i bënë pritë avokatit duke e goditur me levë në kokë dhe në trup.

Si pasojë e goditjeve, avokati ka fraktura në kokë dhe në trup dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital në gjendje të qëndrueshme.

Mëngjesi u dhunua rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, menjëherë pasi kishte çuar fëmijën në një kopsht aty pranë.

Autorët, të cilët dyshohet se janë tre, iu afruan dhe e qëlluan fillimisht me grushte dhe më pas me sende të forta.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Hetuesit po kqyrin kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Share This Article