Sara Lleshi ndihmësja e Zëdhënësit të Presidentit të Republikës ka reaguar ndaj deklaratës së Ballës duke u shprehur se, “Presidenti Meta ka fituar 3-0 përballjen me Rilindjen në Venecia. Presidenti nuk i çoi me dëshirën e tij ndryshimet e njëanshme dhe brutale të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor në Venecia, por këtë gjë ja kërkoi Europa”.
Gjithashtu ajo ka theksuar se e kupton hallin e Taulant Ballës për të zënë një vend të sigurt në listat e deputetëve.
“Ke treguar se je një djalë që di t’i marrësh kthesat në kohën e duhur, reflekto dhe thellohu sa je në kohë dhe riktheu tek vlerat e vërteta eurosocialiste”, tha Lleshi.