ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Starmer mbërrin në Egjipt përpara samitit mbi planin e paqes në Gaza 18 minutes ago
Kur kthehen orët prapa në Mbretërinë e Bashkuar? 21 minutes ago
Si do të funksionojë sistemi i ri kufitar i BE-së? 24 minutes ago
Përleshje shpërthyen midis forcave të Hamasit dhe anëtarëve të klanit të armatosur në qytetin e Gazës 28 minutes ago
Incidenti me armë në Drenas të Kosovës, Kryeprokurori i Prishtinës: S’ka lidhje me procesin zgjedhor 31 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Saranda pa krah pune, hotelet dhe restorantet të shqetësuar për mungesën e personelit

albnews by albnews
27 May, 2021
in Albania, Technologji
0
Saranda pa krah pune, hotelet dhe restorantet të shqetësuar për mungesën e personelit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sezoni i ri veror po ofron qindra vende të lira pune në jug të vendit. Janë me dhjetëra biznese që çdo ditë publikojnë njoftime për punësim kundrejt pagave nga 350 deri në 1 mijë euro.

Në Sarandë, Ksamil, Himarë dhe zonën e Borshit kërkesa është kryesisht për kuzhinierë, punonjës hotelerie, ekonomistë, menaxherë etj.

RelatedPosts

“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

Arrestohet polici në Fushë-Krujë, AMP: Efektivi u kap në një parcelë me 65 bimë kanabis

Silvinjo pas fitores: Një ditë e rëndësishme, një ndeshje e paharrueshme

“Dihet që sezoni turistik kërkon punëtorë dhe rrit punësimin. Ka qenë një kohë pandemie dhe punëtorët kanë qenë pothuajse gjysmë në gjumë ose gjysmë të papunë. Por unë mendoj se pasi nuk kanë pasur mundësi të punësohen jashtë, punëtorët janë këtu dhe mezi presin që sezoni të fillojë”, thotë Vladimir Musej, administrator restoranti.

Administratorët e hoteleve dhe restoranteve janë të shqetësuar, pasi nuk po gjejnë specialistë të fushës edhe kur ofrojnë pagesa të kënaqshme.

“Në Sarandë ka mungesë të theksuar personeli të specializuar për fusha të ndryshme të turizmit. Nga anët e tjera çdo gjë është gati si kurrë më parë. Jemi gati të presim turistë shumë më tepër se më parë, me gjithë vështirësitë që sapo përmenda dhe mungesë e theksuar e personelit”, shprehet Shkëlqim Beqo, biznesmen në hoteleri.

Në Zyrën e Punësimit Sarandë këto ditë u shtua fluksi i vendeve të reja të punës dhe kërkesa nga bizneset për të punësuar shtetas shqiptarë dhe të huaj. Vetëm në një javë janë hapur 80 vende të lira pune.

“Nga vendet e lira të punës që ne kemi janë, recepsionistë, sanitarë, kamerierë, kryesisht 80 për qind e vendeve të lira janë në turizëm. Këtë vit kërkesat për punësim kanë nisur më herët, madje një hotel e kemi plotësuar me staf dhe tani po punojmë me hotele të tjera. Vijnë të papunë edhe nga qytete të tjera që punojnë këtu sipas kërkesës. Edhe të huaj ka pasur, i kemi pajisur me leje pune dhe i kemi punësuar”, shprehet Elisabeta Husi, specialiste e zyrës se punës Sarandë.

Në jug të Shqipërisë rreth 5 mijë persona pritet të punësohen ose vetëpunësohen në industrinë e turizmit, por fillimi duket i vështirë. /Euronews.al/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Starmer mbërrin në Egjipt përpara samitit mbi planin e paqes në Gaza

Starmer mbërrin në Egjipt përpara samitit mbi planin e paqes në Gaza

13 October, 2025
Kur kthehen orët prapa në Mbretërinë e Bashkuar?

Kur kthehen orët prapa në Mbretërinë e Bashkuar?

13 October, 2025
Si do të funksionojë sistemi i ri kufitar i BE-së?

Si do të funksionojë sistemi i ri kufitar i BE-së?

13 October, 2025
Përleshje shpërthyen midis forcave të Hamasit dhe anëtarëve të klanit të armatosur në qytetin e Gazës

Përleshje shpërthyen midis forcave të Hamasit dhe anëtarëve të klanit të armatosur në qytetin e Gazës

13 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result