Sarandë/ Ndërtuan pa leje dhe zaptuan hapësirën publike, në hetim 11 persona

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Sarandës ka nisur procedimin penal për 11 persona për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”. Sipas njoftimit të policisë, këta persona kanë kryer punime ndërtimi pa leje, disa prej tyre në tokë publike duke e zaptuar atë, në vijën bregdetare të Ksamilit. 

Në hetim janë vënë: F. F., 38 vjeç, K. Ç., 26 vjeç, G. H., 43 vjeç, E. D., 66 vjeç, E. J., 37 vjeç, G. A., 54 vjeç, M. Q., 41 vjeçe, O. B., 36 vjeç, Th. B., 50 vjeç, V. M., 45 vjeç dhe L. K., 27 vjeç

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në zonën e Ksamilit, këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime të ndryshme ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, disa prej tyre edhe në tokë publike, duke zënë kështu hapësirën publike.

Kontrollet do të vijojnë në të gjithë vijën bregdetare të qarkut Vlorë, me qëllim konstatimin e ndërtimeve të paligjshme, si dhe për goditjen e çdo krimi tjetër kundër mjedisit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

Share This Article