Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri ka mbetur tërësisht i zhgënjyer me aktivitetin e klubit të tij gjatë afatit kalimtar të janarit. Bëhet e ditur se Sarri ka pritur të paktën tre përforcime gjatë janarit, por krerët e klubit i kanë sjellë vetëm një.
Jovane Cabral i është bashkuar Lazios në formë huazimi nga Sportingu i Lisbonës. “Maurizio Sarri ka mbetur tejet i zhgënjyer me lëvizjet që klubi i ka bërë gjatë janarit. Ai ka kërkuar një mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues ndërsa klubi i ka sjellë vetëm Cabralin, gjë që nuk mjafton”, ka shkruar “Il Messagero”.
Madje, thuhet se Sarri ka paralajmëruar se nuk do ta pranojë rinovimin e kontratës me Lazion nëse drejtuesit e klubit nuk i plotësojnë kërkesat e tij në të ardhmen. Sarri ka kontratë me Lazion deri në verën e vitit të ardhshëm.


