Sarri: Nëse ndërron kanal nga Premier te Seria A, thua “ku dreqin kam përfunduar”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dështimi i Italisë për të dytën herë radhazi për të marrë pjesë në Botëror, ka shkaktuar dëshpërim, por natyrisht edhe shumë debat mbi faktorët që kanë sjellë këtë situatë.

Së fundi për këtë çështje ka folur edhe trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, i cili ka pranuar se dështimi i Italisë lidhet jo pak edhe me problematikat që po has futbolli italian në tërësi, e veçanërisht Seria A.

 “Nuk mund të them se lidhet gjithçka me kampionatin, por duhet të pranojmë se Seria A ka mbetur rreth 40-50 vite mbrapa të tjerave, në aspektin organizativ, infrastrukturë, por edhe cilësi loje. Nëse je duke parë një ndeshje të Premier League apo Bundesligë dhe më pas kalon te një sfidë e Serisë A, thua menjëherë çfarë dreqin po shoh… Pikërisht këtë mungesë organizimi po e vuajmë në të gjithë aspektet”, u shpreh Sarri.

Share This Article